E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet baza e falsifikimit te datave te skadences se pijeve alkoolike

Skuadra e antikrimit ekonomik e Policisë së Tiranës ka zbuluar një bazë që shërbente për falsifikimin e afatave të skadencës së pijeve dhe produkteve ushqimore, me qëllim shitjen e tyre edhe pse u kishte kaluar afati i skadencës.

Magazina ku grumbulloheshin mallrat e skaduara me qëllim fshirjen e afateve të skadencës dhe shënimi i datave të reja, gjendej në zonën e Babrrusë, në periferi të kryeqytetit.

Policia ka sekuestruar mallra që kishin 2 vjet të skaduara dhe do të rihidheshin në treg, si edhe pajisjet që shërbenin për falsifikimin e afateve të skadecës.
Kjo është hera e dytë që policia e Tiranës sekuestron të tilla aparatura, në 7 vitet e fundit.

Policia u bën thirrje qytetarëve se veç konsultimit me afatin e skadencës së shënuar në produkte para se t’i blejnë ato të verejnë me kujdes nëse ka shenja të ndërhyrjes në këto afate apo të shikojnë nëse boja me të cilën janë shënuar mund të fshihet lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›