Berisha Anglishtja jo takse por pasion per nxenesit
Në konferencën për gjuhën angleze si gjuhë të dekadës "English for the Next decade", të organizuar nga ambasada britanike në Tiranë, kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij e cilësoi atë si gjuhë të globalizmit, ndërsa e vuri theksin tek cilësia e lartë dhe çmimi i ulët, pasi tha ai anglishtja duhet të kthehet në pasion për nxënësit dhe jo një taksë. Ai kërkoi gjithashtu që çdo mësues të jetë anglisht folës si një kërkesë plotësisht e realizueshme për të lartësuar standardin e tyre, teksa shtoi që çdo nxënës duhet të mabrojë gjimnazin me dy gjuhë të huaja.
“E rëndësishme është të konsolidojmë anglishten nga klasa e tretë deri në provimin e detyrueshëm të maturës për çdo fëmijë shqiptar. E rëndësishme është që ne të zhvillojmë atë dhunti absdolutisht të lindur të shqiptarëve për gjuhët e huaja, që çdo nxënës duhet të mbarojë gjimnazin me dy gjuhë të huaja, e dyta të jetë frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose kineze”- theksoi kryeministri ndërsa shtoi se duhet të ecet edhe me këtë gjuhë, e cila gjithnjë e më shumë merr terren dhe rëndësi të veçantë, pasi sot Kinaa është superfuqia e dytë e botës në ekonominë planetare.
Ndërkohë ai vuri në dukje edhe vështirësitë që hasen në mësimin e gjuhës angleze, por shtoi se e rëndësishme është të shqyrtohen ato norma të vendosura
Ndërsa falënderoi British Council për këtë ai i bëri thirrje ambasadorit britanik që të mbështesë British Council, për të kapur kohën e humbur dhe për të vendosur praktika të përshpejtuara për mësimin e anglishtes.
“Sot duhet të shfrytëzojmë të gjitha mjetet publike të komunikimit në funksion të nxitjes së mësimit të kësaj gjuhe. Dalin disa probleme në universitet dhe duhet që ministria bashkë me rektorët të zgjidhë çështjen e tarifave. Ne duhet ta bëjmë anglishten jo një taksë, por një pasion”- përfundoi Berisha.