Vlore makina del nga rruga plagosen 10 persona
Katër të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë një aksidenti të ndodhur në Radhimë të Vlorës. Maturantët udhëtonin me mjetin tip fuoristradë AA 258, ndërsa në ecje e sipër mjeti ka goditur traversën e rrugës. Sipas informacionit te policise nuk dihet saktësisht pse ka ndodhur ky aksident, ndërkohe që mjetet e policisë dhe ato të ndihmës së shpejtë kanë mbërritur me mjaft vonesë për shkak të bllokimit të trafikut rrugor, që u bë në këtë zonë menjëherë pasi ndodhi ngjarja. Të njëjtat burime tregojnë se njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë dhe në rrezik për jetën.