E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Plani urbanistik për Tiranën, pa vonesë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka lajmëruar planin për zhvillimin urbanistik të Tiranës. Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze, për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kryebashkiaku deklaroi se plani i detajuar urbanistik do të jetë pa vonesë.

“Eshtë e rëndësishme të nisë pa vonesë, hartimi i planit të detajuar të zhvillimit urban për qytetin”, tha Basha. Agjencia Japoneze është e angazhuar në Tiranë, me projektin për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza.

Basha u kërkoi ekspertëve japonezë, që gjatë punës në hartimin e planit urbanistik të qytetit, të mbahen parasysh dy parimet kryesore: vlerësimi i drejtë i pronës private dhe zgjerimi i hapësirave publike për parqe, lulishte, shkolla, çerdhe, apo institucione kulturore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›