E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koja: Kodi Zgjedhor të ndryshohet

Kryetari i PSM-së, Gjergj Koja i ftuar në studion e “Ora News”, ka kërkuar ndryshim të sistemit dhe Kodit Zgjedhor, pasi sipas tij kodi aktual penalizon të majtën. “Ky është sistemi zgjedhor, që nuk i përshtatet më Shqipërisë. Sepse ky sistem siç është penalizon të majtën. E majta humb në tavolinë betejën pa filluar gara elektorale. Doli qartë në zgjedhje, se trupa zgjedhore që administroi zgjedhjet ishte më e dyshimta. Kjo lloj KQZ-je me përfaqësues politikë, ishte baza ku faktori ndërkombëtar ngriti dyshime. Po ashtu duhet ndryshuar sistemi i numërimit të votave”, u shpreh Koja.
nëse ndyrshohet sistemi zgejdhor gara do të jetë e barabartë dhe ju garantoj se e majtë do të fitojë em shumicë.
Përsa i përket zërave për një koalicion të mundshëm mes PS-së dhe LSI-së, Koja theksoi se ka një tryezë koalicioni ku partitë diskutojnë për këtë çështje dhe ky është një opsion i parakohshëm.
Koja theksoi se koalicioni i majtë, duhet të funksionojë edhe pas zgjedhjeve lokale, pasi ai është i rëndësishëm dhe do të jetë garanci e madhe në të ardhmen për fitoren e të majtës.
“Kam shqetësim për disiplinimin politik të këshilltarëve të Aleancës për të Ardhmen, sepse ky koalicion ka humbur disa këshilla bashkiak. Është problem që duhet parë, koalicioni duhet të sillet si fitues i zgjedhjeve lokale të 8 majit”, vijoi Koja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›