Dell i përgjigjet Tadiç: Kosova i merr vet vendimet

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristiofer Dell i është përgjigjur sot presidentit të Serbisë Boris Tadiç, duke i thënë se institucionet e Kosovës janë të afta dhe kanë kapacitet të marrin vendimet vetë.
Me ironi, Dell e ka falënderuar Tadiçin, i cili e ka akuzuar atë se po ndërhyn në Prishtinën zyrtare kundër Serbisë.
Por, Dell ka theksuar se Beogradi duhet ta pranojë dhe ta kuptojë se institucionet e Kosovës janë këtu përgjithmonë dhe kanë kapacitete të marrin vendime e veta vetë, për vendin e vet.
Ai ka theksuar gjithashtu se këto dy shtete duhet të bashkëjetojnë dhe të respektojnë vendimet e njëri tjetrit. Dell i ka bërë këto koment gjatë vënies së gurthemelit të shtëpisë së kulturës në fshatin Badoc.
Tadiç ka akuzuar Dell për ndërhyrje në veprimet e fundit që ka marrë Kosova.