Franca miraton projektligjin, Turqia tërheq ambasadorin

Nëse ky ligj miratohet edhe në Senat vitin e ardhshëm, çdo person i cili mohon që turqit të kenë kryer gjenocid ndaj armenëve në vitin 1915 do të dënohet me një vit burg dhe me 45 mijë euro gjobë. Kjo ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ankarasë zyrtare, e cila ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më parë tërhoqi ambasadorin nga Parisi. Turqia mohon termin “gjenocid” për përshkrimin e vrasjeve të Armenëve në kohën e Perandorisë Osmane. Armenia pretendon se turqit nën Perandorinë Osmane kanë vrarë rreth 1.5 milionë armenë në vitet 1915-1916.
Ankaraja ngul këmbë se kjo shifër nuk i kalon 300 000, dhe nga ana tjetër thotë se gjatë luftës janë vrarë edhe mijëra turq. Ngjarjet kanë ndodhur në Anatolia, pasi Rusët në bashkëpunim me armenët pushtuan lindjen e Turqisë. Më shumë se 20 shtete kanë njohur zyrtarisht vrasjet si gjenocid. Ambasadori turk, Tahsin Burcuoglu, do të lërë Francën të premten ndërkohë që masat e tjera që do të ndërmerren do të shpallen nga kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan.
Më herët, partitë politike të Turqisë lëshuan një deklaratë të përbashkët me të cilën dënon projektligjin. Ndërkohë që protestat janë zhvilluar jashtë ambasadës franceze në Ankara. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, tha se shpreson që Franca nuk “do të shkelë një miqësi të madhe dhe të vjetër për shkak të përfitimeve elektorale”.
Nga ana tjetër, ministri armen i Punëve të Jashtme, Edward Nalbandian, falënderoi edhe një herë parlamentin francez për projektligjin.
Vetë ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe, ka kundërshtuar publikisht projektligjin. Ai kritikoi propozimin e projektligjit, i cili pason njohjen e vrasjeve si gjenocid që Franca ka bërë në vitin 2001. Por asokohe nuk ishte kërkuar asnjë ndëshkim për mohimin e gjenocidit. “Projektligji është i padobishëm dhe kundraproduktiv”, tha Juppe.
Qëndrimi i Juppesë bie në kundërshtim me qëndrimin e Presidentit Sarkozi, i cili e ka mbështetur atë. Mendohet që mbështetja e Sarkozisë për projektligjin vjen pasi në Francë jetojnë rreth 500 mijë armenë dhe vota e tyre do të jetë tepër e rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
E përditshmja franceze, “Le Monde”, ka publikuar sot një sondazh, sipas të cilit 64% e popullsisë franceze e kundërshtojnë projektligjin./Start/F. Prroni/
2011-12-22 15:40