E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Basha ne njesite bashkike nr. 8 dhe nr. 9

Njësia bashkiake nr. 8 dhe nr. 9 kanë qënë ndalesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në konsultimet me qytetarët për projekt-buxhetin e vitit 2012. 50 për qind e investimeve që do të bëjë Bashkia do të jenë tërësisht të reja dhe 50 për qind vazhdim i atyre egzistuese.
Kryebashkiaku Basha ka përmendur ndër investimet e parashikuara për njësinë bashkiake numër 9 rikualifikimin urban të 3 blloqeve banimi, ku përfshihen kanalizime, ujësjellës, infrastrukturë rrugore, arsimore e sociale, hapësira të gjelbra etj. Po kështu me vëmendje të veçantë është trajtuar edhe rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve dhe objeketeve arsimore.
Ndërkohë kryetari i bashkisë, Basha i ka njohur banorët edhe me investimet strategjike ku në një pjesë të madhe përfitojnë të dy njësitë bashkiake siç është zhvendosja e stacionit të trenit, bulevardi i Tiranës, ndërtimi i Tramit dhe shumë projekte të tjera madhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›