E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e lidhur me krimin te distancohet

PS eshte nderthurur me elemente kriminale. Ky ka qene vleresimi i ministrit te Brendshem Lulzim Basha ndersa raportoi per 21 janarin ne Komisionin Hetimor Parlamentar. Nje dite me pare ka qene Kryeministri Sali Berisha i cili ka deshmuar perballe Komisionit Hetimor kjo ne sherbim te zbardhjes se ngjarjeve te 21 janarit qe shenuan aktet e dhunshme prane Kryeministrise dhe vrasjen e tre demonstruesve. Castin trondites te fillimit te dhunes ne 21 janar. Cdo qytetare i cili ka ndjekur keto ngjarje nepermjet dhjetera mediave po keshtu eksperte diplomate gazetare i gjithe opinioni nderkombetar mban mend se duke pare pamjet filmike te ngjarjes se 21 janarit ndonese ishte njoftuar nje tubim ky tubim kishte marre permasa kombetare. Mitingu apo aktivitete apo masa e njerezve u vendosen perpara forcave te rendit dhe nuk pati asnje fjalim por nisi me dhune. Pa asnje provokim elementet kriminale te gjendur e grumbulluar nisen goditjen e forcave te rendit me cadra gur dhe dhuna u pershkallezua. Dhuna u pershkallezua hap pas hapi ku mbeten te plagosur dhjetera efektive te shtetit duke perfshire drejtues te larte. Dhuna vazhdoi pershkallezimin dhe pas nderhyrjes se forcave te ndihmes se shpejte e cila e gjendur ne nje qendrim te vetepermbajtur te Policise se Shtetit vazhdoi duke qelluar efektiva. Per 5 ore skena e pare u pershkallezua. Selia e Keshillit te Ministrave u mbajt nga huligane dhe bandite te armatosur me lende plasese bomba Molotov arme zjarri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›