E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Punesimi i te rinjve nje nga prioritetet kryesore te Bashkise se Tiranes

Dhoma Amerikane e Tregtise dhe kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha kane realizuar nje takim sa i perket axhendes se perbashket per permiresimin e klimes se biznesit ne Tirane. Basha nenvizoi se nje nga perparesite kryesore te Bashkise Tirane do te jete vemendja ndaj qytetareve dhe biznesit. Ofrimi i sherbimit nga Bashkia e Tiranes do jete i plote dhe i kudo gjindshem per qytetaret dhe bizneset. Vlen per bizneset se si rezultat i praktikave te gabuara po humbin cdo dite bizneset. Ju siguroj se Bashkia Tirane synon te jete njesia me e vemendshme te kete sherbime me te pakushtueshme dhe te ofroje sherbime cilesore per biznesin - nenvizoi Basha. Kreu i Bashkise se Tiranes vleresoi se do te tregohet nje kujdes i vecante per zhdukjen e dukurise se miqesise ne punesimin e te rinjve nderkohe theksoi se vetepunesimi mbetet gjenerator kryesor i qeverisjes. Vetepunesimi mbetet i vetmi gjenerator i qeverisjes sone si dhe shnderrimi i Tiranes ne qytetin me miqesor per biznesin. Tregu duhet te shohe potencialin e vet. Vit per vit futen 5 mije te rinj te sapodiplomuar ne treg. Ka dicka qe nuk shkon. Ne kemi hedhur idene e krijimit te nje databaze te plote per kerkesat ne tregun e punes per kerkesen e kualifikuar dhe te pakualifikuar per tregun e punes - u shpreh Basha. Sa i perket planit urbanistik te Tiranes Basha sqaroi se bashkia nuk do te ndermarre asnje hap pa marre me pare mendimin e grupeve te interesit dhe te biznesit. Ju garantoj publikisht se nuk do te kete asnje hap perpara pa marre mendimin e grupeve te interesit dhe te biznesit konsulta qe nuk jane realizuar me perpara. Ne do te vendosim mekanizma te vertete te marrjes se mendimit dhe do ta nisin me grupet e interesit. Per mua biznesi eshte partner kryesor ne te gjitha sfidat e Tiranes - premtoi kryebashkiaku Basha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›