Retro/Histori: 25 tetor 1760 Mbreti që humbi Amerikën
George III (George William Frederick) ishte mbreti i Britanisë së Madhe dhe Irlandës, që prej 25 tetorit 1760 e deri në bashkimin e këtyre vendeve, më 1 janar 1801. Jeta dhe mbretërimi i tij, të cilat ishin më të gjata se monarkët e mëparshëm, u shenjua prej një serie konfliktesh ushtarake të cilat përfshinë vendin e tij, pjesën më të madhe të Europës dhe zona të tjera në Afrikë, Amerikë dhe Azi. Në fillim të mbretërimit të George III Britania e Madhe mundi Francën në luftën 7-vjeçare, duke u bërë kështu një fuqi dominante në Amerikën Veriore dhe Indi. Ai luajti një rol të papërfillshëm në luftërat kundër revolucionarëve nga 1793, të cilat u mbyllën me mundjen e Napoleonit në betejën e Waterloo-s më 1815. Në pjesën e fundit të jetës së tij George III vuajti nga sëmundje mendore. Reputacioni i tij në Amerikë ishte ai i një despoti, ndërsa në Britani ai u cilësua si “dash kurbani për dështimin e imperializmit”. Ai mbahet më së shumti mend si “Mbreti i çmendur” ose “Mbreti që humbi Amerikën”.