E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Qender panairesh per njesine tuaj

Brenda vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i bashkise së Tiranës, Lulzim Basha parashikon hapjen e rreth 10 mije vendeve të reja të punës. Përvec politikave fiskale, edhe ndertimi i infrastruktures sic është unaza e madhe, do të jenë gjeneratorë të rendësishem punësimi, tha Basha, ndërsa prezantoi kandidatin për kryetar të njesisë bashkike numër 7, Krenar Alimehmeti.

Ne takimin me banorët e kësaj njesise, kandidati për kryetar bashkie Lulzim Basha, bëri me dije se do të shqyrtohet ndërtimi në këtë zonë i një prej qendrave më të mëdha të panaireve e cila do te ndikoje ndjeshem edhe në shtimin e vendeve të punës.

“Le të bashkohemi së bashku, le të fillojmë nga puna aty ku dhembja është më e madhe dhe nevoja më e prekshme, prandaj do ta fillojmë me punësimin. Unë kam një plan konkret dhe serioz. Parashikohet që nëpermjet stimujve fiskalë që do të vijnë, punëdhënësve në këtë qytet ti kthehen vetëm brenda 6 muajve të parë, fonde të mjaftueshme për të hapur 4000 vende të reja pune. Ne tremujorin tim të parë si Kryebashkiak i ardhshëm unë do të firmos fondin e zhvillimit të biznesit, i cili me një kapital prej dy milion eurosh, por me një impakt kreditues 20 mln euro, do të beje të mundur brenda 12 muajve të pare, hapjen e 6000 vendeve të tjera të punës. Unaza e madhe e Tiranës nuk do të jetë vetëm çlirimi I makthit të përdishm të trafikut, nuk do të jetë vetëm pastrimi i ajrit të ndotur 4-5 herë më shumë se norma e lejuar. Do të jetë po ashtu, fronti i mbi 5000 vendeve të reja të punës. Ne do të shikojmë mundësinë e krijimit të një prej qendrave më të mëdha, më moderne të panaireve dhe konventave ne zonen tuaj, si një nga gjeneratorët më të fuqishëm të punësimit për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”, u shpreh Basha para qytetarëve të njësisë bashkiake numër 7.

Basha bëri te ditur gjithashtu se për të mbrojtur konsumatorët do të ngihet një agjensi e vecante pranë Bashkise se Tiranës, sikunder ai u angazhua se do të ulë taksat për të normalizuar cmimet. Po kështu, Basha ritheksoi se në prioritetet e tij është edhe vlerësimi real i pronës. Krahas ndërtimit të shkollave, kopshteve e cerdheve të reja, Basha siguroi banorët edhe për krijimin e hapësirave për argetimin e femijëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›