Berisha Do e shnderrojme Kamzen ne nje nga qytetet me te urbanizuara te Shqiperise
Kryeministri Berisha ishte sot pasdite, në Kamëz ku gjatë një tubimi me qytetarët prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të “Aleanca për qytetarin”, zotin Xhelal Mziu.
Në përshëndetjen drejtuar banorëve, kryeministri Berisha shprehu nderimin për qytetarët e Kamzës, të cilët me punën, mundin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm i dhuruan Shqipërisë, njërin nga qytetet më të bukura, bashkinë e 6-të më të madhe në të gjithë vendin.
Duke vlerësuar punën e kandidatit për Kryetar Bashkie, zotit Xhelal Mziu, i cili është dhe kryetari aktual i bashkisë së Kamzës, kryeministri Berisha u shpreh se gjatë këtyre 4 viteve që drejton zoti Mziu janë asfaltuar 60 kilometra rrugë, janë ndërtuar dhe rindërtuar 23 shkolla dhe kopshte, nga të cilat 5 shkolla të mëdha janë në ndërtim e sipër. Gjithashtu është rritur numri i bizneseve nga 600 në 1800 të tilla. Kryeministri përmendi si një arritje të rëndësishme taksat 3 herë më të ulëta se në bashkinë e Tiranës, si dhe rritjen e të ardhurave me 4 herë me shumë, se katër vite më parë.
Kryeministri vlerësoi si një investim tejet të rëndësishëm, rindërtimin gjatë këtyre 4 viteve të rrjetit të energjisë elektrike për qytetin, prej 10 milion eurosh, stadiumin e rindërtuar, pallatin modern të kulturës, si dhe shërbimet digjitale më moderne, për biznesin urbanistikën apo dhe shërbime te tjera.
Kryeministri premtoi në 4 vitet që vijnë do të rindërtohet tërësisht stadiumi, do të ndërtohet pallati i sportit, gjithashtu do të ndërtohet një nga kinematë më moderne, si dhe parku i lojërave të fëmijëve. Ndër të tjera, kryeministri premtoi se në 4 vitet që vijnë do të asfaltohet çdo rrugë dhe rrugicë e këtij qyteti dhe se Kamza do të ketë unazën e saj, ndër më të rëndësishmen dhe më modernet.