Basha: “Qytetarët e Kosovës të ruajnë qetësinë, t u shmangen provokimeve”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar të hënën për situatën më të fundit në Mitrovicë, e cila është e tensionuar pas protestave të ditëve të fundit.
Në një njoftim për media, kjo ministri ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, është në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi. “Ministria e Punëve të Jashtme bashkohet me apelin e institucioneve të Kosovës, drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim, duke qenë të bindur se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i janë të përkushtuar, të gatshëm dhe të aftë të përgjigjën ndaj çfarëdo kërcënimi që mund t i bëhet sigurisë së Kosovës. MPJ përshëndet angazhimin e këtyre institucioneve për të siguruar funksionimin e institucioneve legjitime të saj, në gjithë territorin, përfshirë veriun e Mitrovicës, pasi vetëm kështu garantohet ndërtimi i një Kosove demokratike e paqësore, si kusht vendimtar për stabilitetin afatgjatë në Ballkan”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie. Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet angazhimin e KFOR-it dhe EULEX-it se nuk do të lejojnë asnjë lloj dhune në Kosovë dhe se do të parandalojnë çdo incident të mundshëm, duke siguruar funksionimin e institucioneve legjitime të saj, në gjithë territorin, përfshirë veriun e Mitrovicës, pasi vetëm kështu garantohet ndërtimi i një Kosove demokratike e paqësore, si kusht vendimtar për stabilitetin afatgjatë në Ballkan. Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje të veçantë situatën në Mitrovicë, pas incidenteve të ditëve të fundit atje dhe bashkohet me apelin e institucioneve të Kosovës, drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe shmangur çdo provokim.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009