Basha Qyteti i paster mbetet nje teori nese nuk merren veprime te shpejta
Sot, në Ditën e Tokës, Basha i ka kushtuar rëndësi të veçantë pastërtisë së qytetit.
Në rrugët e Tiranës, mungojnë koshat e plehrave, në lagjet periferike mungojnë kontenierë, dhe ajo që është më shqetësuese, mbledhja e mbeturinave nuk bëhet rregullisht duke dëmtuar jetën e banorëve.
Pikërisht në Ditën e Tokës, Basha iu bashkua iniciativës se anëtareve të klubit studentor për edukim mjedisor, për vendosjen e 50 koshave të grumbullimit të mbetjeve në rrugën “Hoxha Tahsim”.
“Qyteti i pastër mbetet një teori, nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta, për të përmirësuar situatën aktuale. Prandaj duhet ndërhyrje e menjëhershme, shtrirja e rrjetit të mbledhjes së mbeturinave në të gjithë qytetin, dhe së dyti, ndërtimi i sistemit të diferencuar.
Ndarja në tre kazanë, mbetje plastike, mbetje qelqi, mbetje letre. Këtë skemë përdor sot Lezha, këtë skemë përdor sot çdo qytet evropian i vogël apo i madh. Modernizimi i infrastrukturës mbledhëse dhe monitorimi i rreptë dhe i përditshëm, është shërbimi që do të ofrojmë”, tha Lulzim Basha.
Mbledhja e diferencuar e mbetjeve, sipas Bashës, ul koston e përpunimit nga Bashkia, dhe ndihmon në riciklimin e tyre.