E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Dhuna ne familje ka boshllek ne legjislacion

Dhuna në familje, një fenomen i përhapur në shoqërinë shqiptare, ka mbledhur në një tryezë drejtues të institucioneve përkatëse, por ka tërhequr vëmendjen edhe të ambasadorit të SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Kryediplomati amerikan tha se në vendin tone ka boshllëk ligjor në trajtimin e këtij fenomeni dhe ka nevoje për ndërhyrje urgjente në legjislacion.

Ambasadori Arvizu deklaroi se ka mangësi në ligjet shqiptare për trajtimin e fenomenit të dhunës në familje. Diplomati amerikan ka theksuar se ky është një fenomen, të cilit shoqëria duhet t’i përgjigjet në masën e duhur.

Ai ka theksuar në gjithë botën, legjislacioni për këtë çështje pëson reformime të herë pas hershme, gjë që duhet të ndodh edhe në Shqipëri.

Arvizu ka theksuar se angazhimi për ketë çështje duhet të bëhet edhe nga ana e shoqërisë civile. Ai ka theksuar se dhuna në familje nuk është vetëm një çështje që u përket organeve vendimmarrëse.

“E rëndësishme është që kjo temë të dalë haptazi në publik dhe të flitet për të hapur. Mjaft e rëndësishme mbetet edhe dorëzimi i autorëve që ushtrojë dhunë”, tha Arvizu. Ambasadori i SHBA ka theksuar se është mjaft e rëndësishme që të flitet hapur në opinionin publik për dhunën në familje dhe që autorët të dorëzohen para drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›