Basha: Rama armiku i shqiptarëve dhe demokracisë!

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, për një pakt mes tij dhe kryeministrit socialist Edi Rama.”Shqiptarët, demokracia shqiptare, e ardhmja e familjeve shqiptare ka vetëm një armik, Edi Ramën dhe regjimin e tij të dalë nga zgjedhjet e paligjshme”, tha zoti Basha.
Më parë ish kryetari i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha kishte kundërshtuar vendimin e zotit Basha për largimin nga grupi parlamentar duke e akuzuar për pazare me kreun socialist.”Kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale të pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishëm në pozicionin e saj si opozitë” kishte deklaruar zoti Berisha.