Zgjedhjet, vetëm një kompani paraqet ofertë për identifikimin biometrik

KQZ njofton se nga 6 kompani të ftuara për të marrë pjesë është paraqitur vetëm 1 teksa sot ishte dhe afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën ekonomike. Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania.
Identifikimi elektronik është një proces që do të kryhet në të gjithë vendin, ndërkohë që votimi dhe numëri elektronik në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, KQZ njoftoi se për realizimin e identifikimit biometrik kërkohet një fond prej 16.8 milion eurosh.