E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Rama, "lufte" deri ne kutine e fundit

Kandidati i Aleances per Qytetarin, Lulzim Basha, qe nga ora 02.00 e se enjtes dhe deri ne oret e para te mengjesit te se premtes kur eshte shkruar ky raportim, ka mbajtur epersi konstante ndaj rivalit te tij per bashkine e Tiranes, Edi Rama. Kjo ka bere qe gara per Tiranen mes Rames dhe Bashes te jete e forte por ende me pritshmeri te gjate. Deri ne vigjilje te mengjesit te sotem, (ora 02.00) Lulzim Basha kryesoi me rreth 1000 vota perballe kundershtarit te tij Edi Rama. Nderkohe ne kete gare, me e forta ne vend dhe e vetmja e pambyllur ende ne procesin e numerimit te votave te zgjedhjeve vendore te 8 majit, ka arritur te rrembeje vota edhe komunisti Hysni Milloshi. Kryetari i Partise Komuniste, Hysni Milloshi, ka arritur te marre 1300 vota nderkohe qe kane mbetur edhe disa kuti per te perfunduar procesi qe vazhdon prej mbremjes se te dieles.

Ne lidhje me rezultatet e deritanishme, kane folur dy kandidatet, ai i mazhorances i cili ka inkurajuar komisioneret e numerimit te votave. Kurse ai i opozites, Edi Rama, dje ka ndryshuar kurs ne deklaratat e tij te 48 oreve te fundit. Nese te merkuren Rama, pa perfunduar procesi i numerimit, kembenguli se ka fituar thelle ne Tirane, dje deklaroi se "do te kemi nje rezultat te pazakonte, te ngushte per arsye qe do te kemi kohe qe t'ia bejme me dije qytetareve", pa u zgjature me tej ne kete argument.

Basha: Po pres te degjohet zeri i cdo qytetari

Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha deklaroi dje se trysnia qe ka shoqeruar procesin e zgjedhor te diteve te fundit, nuk duhet te ndikoje ne numerimin e sakte te cdo vote. Ne nje deklarate per mediat, kandidati i mazhorances theksoi se vota e cdo qytetari duhet te numerohet ne menyre te drejte. Nga ana tjeter, Basha ka theksuar se pavaresisht avantazhit qe ka ne garen per kryeqytetin, ai do te prese numerimin e sakte te cdo vote. "Trysnia qe vjen ne kete gare te ngushte, nuk duhet te nderhyje ne detyren e rendesishme te numerimit te sakte dhe te ndershem te cdo vote. Sic e dini, une kam rimarre kryesimin e gares, megjithate, kjo nuk e ndryshon vendosmerine time per te pritur numerimin e drejte, transparent, te sakte, dhe te pa vonese te cdo vote", tha Basha. Kandidati i mazhorances falenderoi komisioneret per punen e bere gjate ketyre diteve dhe theksoi se ky proces eshte transparent dhe demokratik. "Dua te falenderoj komisioneret, vezhguesit dhe numeruesit per punen e tyre te palodhur, e cila ka vazhduar deri ne oret e para te mengjesit. Duhet te krenohemi me punen e tyre qe vazhdon te siguroje nje proces pergjithesisht transparent dhe demokratik", tha Basha. Kandidati i mazhorances, qe nga nisja e procesit te numerimit ka dhene mesazhe inkurajuese per komisionaret, duke theksuar se procesi i numerimit te votes duhet te behet me standarde dhe ne baze te Kodit Zgjedhor. "Vota e cdo qytetari duhet te numerohet, zeri i cdo qytetari duhet te degjohet", tha Basha.

Rama: Fitorja ime ne Tirane eshte e sigurt

Edi Rama ne daljen e djeshme per mediat tha se fitoren e tij "nuk e luan topi ne Tirane". Por menjehere me pas, ndryshe nga deri dje nuk ishte me optimist per rezultat te thelle. Ai tha: "Kete here do te kemi nje rezultat te pazakonte, te ngushte, per arsye qe do te kemi kohe qe t'ia bejme me dije qytetareve. Por kjo eshte padyshim fitorja me e bukur ne radhen e 4 fitoreve te radhes", - tha Rama, duke shtuar se "eshte nje fitore e qytetareve qe me pjesemarrjen e tyre masive bllokuan nje skeme te miremenduar te deformimit te vullnetit sovran te popullit te kryeqytetit".

Rama sulmoi dje policine kur tha se kishte nje "apel per uniformat blu, per Drejtorin e Pergjithshem te Policise, per Drejtorin e Policise se Tiranes, per cdo polic qe te mos ngaterrojne per asnje cast ngjyren blu te uniformes se tyre si sherbetor te shtetit dhe te ligjit, me ngjyren e flamurit te partise se qe ne 8 maj ka marre nga qytetaret ate qe ka merituar".

Rama e kishte dhe nje apel tjeter dje, kete radhe per "miqte dhe partneret e vendit tone, per gjithe komunitetin nderkombetar, posacerisht per te gjithe ata qe ndodhen te perfshire drejtperdrejte ne kete proces". Ai u kerkoi qe "te bejne gjithcka munden sic e kane bere deri tani, per te mos lejuar qe procesi te ngece apo te cenohet dhe me pranine e tyre per te qene nje garanci me shume se procesi do te shkoje perpara dhe do te perfundoje sic eshte ne deshiren e te gjithe qytetareve qe e ndjekin ate me ankth".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›