PD ankimim per rezultatin ne Fratar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dje dy kerkesa ankimore nga subjektet politike PD dhe PS nderkohe qe kerkesa e PDIU ku kundershtohet rezultati i zgjedhjeve ne komunen Golem eshte shtyre per nje dite tjeter. Partia Demokratike ne ankimimin per Komunen Fratar kerkonte pavlefshmeri te zgjedhjeve me pretendimin se ne nje qender votimi ishte kryer me flete dhe kunderflete bashke. Pasi eshte hapur kutia e pretenduar KQZ ka rrezuar si te pabazuar ne prova kerkesen e Partise Demokratike duke lene ne fuqi vendimin e meparshem te KZAZ. Te njejtin vendim KQZ mori edhe per rastin e komunes Berxull Qarku Tirane ku Partia Socialiste kerkonte shpallje te pavlefshme te rezultatit ne disa qendra votimi me pretendimin se gjate numerimit te votave ne KZAZ 57 ishin verejtur parregullsi te theksuara. Ende nga ky komision nuk eshte marre nje vendimmarrje perfundimtare per ankimimet e bera per zgjedhjet ne dy komuna Qender Memaliaj dhe Golem Rrethi i Kavajes te cilat jane ankimimet e fundit per periudhen paszgjedhore.