E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama s’mban dot premtimet, ndaj flet per dhune

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha akuzoi dje Kryeministrin Edi Rama se po perdor strategji tensioni me opoziten. Ne nje deklarate per mediat, pas betimit te bere nga qeveria Rama ne Presidence, Basha u shpreh se kreu i PS-se i nisi dhe e mbylli me kercenime fjalimet e tij ne Parlament. “Ashtu sic e nisi me provokime te uleta, u kujdes edhe ta mbyllte me nje kercenim pa precedent ne adrese te opozites debutimin e tij ne foltoren e Kuvendit, duke hequr masken e degjuesit te duruar dhe duke dale para opozites, publikut dhe te veteve qe njohim, ai qe eshte, ai qe nuk ndryshoi dot as duke kaluar pragun e tempullit te Kuvendit. I dhunshem! Ushtrues i pasherueshem i dhunes verbale, qe eshte motra binjake e dhunes fizike”,- u shpreh Basha. Kryetari i PS-se ju referua perdorimit te fjales “dhune” nga Kryeministri Rama, duke u shprehur se dicka e tille nuk ka ndodhur kurre ne Parlamentin shqiptar. “Deri sot, asnje Kryeminister ne historine e demokracise sone parlamentare nuk ishte degjuar t’i thoshte opozites se tij: Pretenduat se ushtrova dhune. Ju s'keni pare asgje akoma...”,- tha Basha. Basha tha se kercenimet e Rames burojne nga pamundesia per te realizuar premtimet e dhena gjate fushates. “I vetedijshem se nuk mund te ofroje Rilindjen qe ka premtuar, ai mendon se mund te kenaqe zgjedhesit dhe publikun shqiptar duke ofruar nje strategji tensioni me opoziten, duke kercenuar opoziten, duke bere testin e dhunes verbale, si paralajmerim te dhunes tjeter. Qe t’u thote votuesve: rroga, mireqenie e cfare u premtova tjeter s’kam ku te gjej, por opozites do t’ia bej njeren”,- tha Basha. Kreu i PD-se u shpreh se opozita e PD-se nuk mund te bjere pre e tensioneve dhe eshte nje force politike e pathyeshme. “Gabon rende sepse populli, sido te votoje, vetem kete nuk e pranon, qe te dhunohet opozita e tij, pasi e konsideron opoziten vlere te pazevendesueshme te demokracise. Gabon rende, sepse Partia Demokratike dhe opozita e qendres se djathte ne Shqiperi eshte nje kocke e forte, e pathyeshme”,- tha Basha.

PD: Kryeministri i ri, fjalor dhune

Partia Demokratike e cileson fjalimin e Kryeministrit te ri, si kercenues ndaj opozites. Ne nje njoftim per mediat, selia e PD-se ka nisur frazat e fjalimit ku Kryeministri Rama i drejtohet me tone te ashpra opozites. “Ka shume faqe me ngjyra pse ka fotografi, s’kane dale mire ne fotografi, pa folur pastaj per paraqitjen time problematike qe u kthye ne motiv per te ikur nga salla me pretendimin se po ushtroj dhune. Ju s’keni pare asgje akoma”,- u shpreh Rama ne fjalen e tij para votimit te qeverise. Sipas PD-se, nje tjeter fraze e ngjashme eshte dhe ajo e perseritur shpesh nga Rama per “1 milione vota”. “Kur degjon opoziten, te duket sikur sapo eshte votuar nga populli per te vazhduar per te qeverisur ne rrugen e sukseseve te veta imagjinare. Dhe jo sikur sapo ka dale nga nje dru i popullit qe me thene te drejten ia ka fajin edhe per faktin se ju ende nuk dini ku e keni koken”,- ka thene Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›