E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e para te qeverisë "Rama"

Pak minuta pasi kishte bërë betimin në zyrën e kreut të shtetit, Bujar Nishani qeveria e koalicionit të majtë ka marrë dhe vendimet e para. Vendimi që mban numrin e parë, në lisën e akteve ligjore të qeverisë "Rama" është ai i heqjes së fotossëkreuttështetitngazyrat shtetërore dhe zëvendësimin saj me foton e Ismail Qemalit. Një tjetër vendim i miratuar është dhe ai i Kodit Etik Ministror, i cili parashikon një sjelle të re të ministrave në raport me qytetarët dhe me mediat. Ndërsa vendimi i tretë është ai "ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë". Mbledhja u zhvillua pa praninë e medieve gjatë gjithë kohës, ndërsa komunikimi për vendimet ubëdukeipublikuarnëfaqen e re të internetit të Këshillit të Ministrave. Para mbledhjes së parë së qeverisë, anëtarët e kabinetit të koalicioni të majtë bënë betimin në Presidencë. Ndërkohë që rrugën nga Presidenca për në godinën e Kryeministrisë 21, anëtarët e qeverisë e bënë në këmbë. Para se kabineti të hynte në godinën e qeverisë, Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim para disa qindra qytetarëve që ishin mbledhur për të ndjekur ceremoninë. Kreu i PS-së tha se tashmë ka nisur koha e punëve dhe realizimit të premtimeve. "Qeveria e re, që sapo është betuar, është qeveria e të gjithë shqiptarëve dhe do të qeverisë për të gjithë shqiptarët. Nejemizgjedhurpër të bashkuar, jo për të ndarë. Ne do të bashkojmë, nuk do të ndajmë. Ne jemi zgjedhur për të shërbyer dhe jo për të rrëmbyer, dhe ne do të shërbejmë dhe do të jemi shembull në luftën kundër padrejtësisë dhe korrupsionit",- u shpreh Rama. Kryeministri Rama tha se qeveria e re do të angazhohet për realizimin e premtimeve, porRilindjanuk mund të vij brenda natës. Ai shtoi se tashmë për koalicionin e majtë nis koha e veprave dhejoefjalëve."Ne, me shumë përulje, ju themi të gjithëve se Rilindja që duam nuk mund të vijë brenda natës dhe se për Rilindjen që duam, ne kemi nevojë për të gjithë. Prandaj, ne do qeverisim me njerëzit dhe për njerëzit. Për ne, këtu mbaron koha e fjalëve në opozitë dhe fillon koha e punës në qeveri. Puna e opozitës është fjala, fjala e qeverisë është puna",- u shpreh Kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se pushteti do të jetë i qytetarëve. "Duke ju falënderuar që të gjithëve, unë ju siguroj edhe njëherë tjetër se këto zyra dhe të gjitha zyrat do të jenë tonat, por pushteti do të jetë përsëri i juaji",- u shpreh Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›