Arvizu dhe Sequi: Sfida e parlamentit të ri, integrimi në BE

Kreu i prezencës së BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë
Kreu i prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu të cilët e kanë përcjellë nga salla zhvillimin e seancës plenare e kanë cilësuar si ditë historike çeljen e punimeve të sesionit të ri parlamentar. Ambasadorët i kanë bërë apel klasës politike që të fokusohet tek integrimi evropian i vendit. “Mendoj se është një ditë e rëndësishme. Sot është një ditë historike pasi ky Parlament nis me prioritete të pastra, integrimit në BE, të cilën shpresoj se do e marrë së shpejt”, theksoi Sequi. “Dëshiroj të shpreh përgëzimet më të mira në emër të SHBA 140 deputetëve të sapo zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë. Rreth 40% janë të rinj dhe 40 % prej tyre po rikthehen. Gjithashtu shumë i kënaqur me numrin e grave të zgjedhur si deputete dhe në qeveri. Qartazi kjo është ditë për tu festuar për popullin shqiptar. por pra ka shumë punë për tu bërë. Të gjithë do jenë këtu, presim me kënaqësi zhvillimin e debate konstruktive që do të zhvillohen për axhendën evropiane ë vendit. Sa i përket SHBA jemi të kënaqur që kemi marrëdhënie të shkëlqyera si me mazhorancën e vjetër ashtu dhe të re”, theksoi Arvizu.