KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në komunat Dardhas dhe Rrethina
10-09-2013 / Gazeta 55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për 2 komunat Dardhas dhe Rrethina, përkatësisht në qarkun e Korçës dhe Shkodrës. Kryetarja Lefteri Lleshi theksoi se koha e ankimeve e partive politike ka përfunduar ndërkohë që shpalli fituese të zgjedhjeve të pjesshme si kryetar komune në Dardhas Genci Hamollari i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë europiane” i cili garoi në siglën e LSI dhe si kryetar të komunës Rrethina, Luan Harushën të PS. Zgjedhjet në këto 2 komuna u përsëritën në 1 shtator. Sipas rezultateve Hamollari mori 1138 vota dhe kundërshtari i tij 412 vota. Ndërsa Harusha arriti të marrë 4411 vota dhe Ridvan Guri i PD 1402 vota.