E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Donte të bëhej shofer kamioni, u bë legjendë e Juventusit

Para 20 viteve legjendari 38-vjeçar, Alessandro Del Piero debutoi për Juventusin. Në vitin 1993, trajneri i Juventusit, Giovanni Trapattoni e inkuadroi në lojë Del Pieron në lojë kundër Foggas (12 shtator 1993). Del Piero ishte 19 vjeç, ndërsa kishtë hyrë në lojë në vend të Fabrizio Ravanellit, i cili sot është trajner i Ajaccios nga Franca.

I lindur më 9 nëntor të vitit 1974 në Conegliano, provincë në Treviso, qytezë në verilindje të Italisë. Është djalë i Gino Del Pieros, mjeshtër i elektrikës dhe i Brunës amvise. Familja Del Piero ka jetuar më një vend rural në San Vendemiano, dhe s’kanë pasur shumë të holla. Të gjithë i kanë dashur udhëtimet dhe kështu Alessandri i vogël i ishte preferuar të bëhet vozitës kamioni më qëllim që sa më shumë të udhëtoj, për të parë më shumë botën. Mirëpo, Alessandro si i vogël kishte pasion për futbollin, duke nisur si portier në një ekip lokale në San Vendemianu. Nënës së tij i kishte pëlqyer ajo pozitë, sepse më pak do të djersitej.

Mirëpo, më vonë vëllai i tij Stefano e kishte hetuar se Alessandro është shumë i mirë në sulm. Në vitin 1988 ai zbulohet nga skautët e Padovas dhe me 13 vjet kaloi tek të rinjtë e këtij klubi. Te Padova qëndroi deri në vitin 1993, kur kaloi te Juventusi.

Për “Zonjën e vjetër” Pinturicchio(nofka e Del Pieros) luajti 705 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 289 gola. Në Serie A zhvilloi 513 ndeshje dhe shënoi 208 herë. Del Piero me Juventusin fitoi 6 tituj kampioni në Itali, kurse me reprezentacionin fitoi titullin e botës në vitin 2006./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›