Basha-Ruli marrëveshje: Cilësi në treg dhe mbrojtje konsumatorit
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Genc Ruli kanë nënshkruar paraditen e sotme marrëveshjen e përbashkët për mbrojtjen e konsumatorit.
Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se Agjencia për Konsumatorin nuk do të tolerojë abuzuesit. “Nuk do të mbyllim sytë para problemeve të qytetarit. Ky do të jetë një bashkëpunim efektiv me qeverisjen vendore dhe nuk do të lejojë hapësira për abuzuesit”.
Kreu i Bashkisë garantoi se kjo Agjenci do të shërbejë për përmirësimin e cilësisë së mallrave në treg.
Nga ana e tij, Ministri Ruli theksoi se marrëveshja ka një vlerë reale për bashkëpunim, pasi në tregje produktet ushqimore që do të tregtohen do të jenë më të sigurta.
Ruli tha se ky bashkëpunim i Ministrisë së Bujqëisë dhe Ushqimit do të shtrihet me të gjitha Bashkitë në vend dhe se do të jetë një fillim i mirë për qytetarët.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha-Ruli marrëveshje: Cilësi në treg dhe mbrojtje konsumatorit