E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: kujdes me buxhetin! Berisha: më i madhi në histori

Tiranë- Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombetar vazhdojnë të shqyrtojnë çdo element të buxhetit të Qeverisë Shqiptare për vitin 2012. Kjo është arsyeja se përse në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave nuk u dha një përfundim lidhur me buxhetin e ri. FMN-ja ka dhënë këshilla të qarta gjatë kësaj kohe lidhur me hartimin e buxhetit. Sipas saj buxheti i ri duhet të hartohet në mënyrë më realiste, sesa ai i vitëve të tjera. Po ashtu rekomandimet e ekspertëve të FMN-së konsistonin në planifikimin e një buxheti më shpenzime më të matura. Në mënyrë që gjatë vitit mos të kemi rritje të vlerës së defiçitit, dhe ndërhyrje në buxhet.

Nga ana tjetër kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë deklaroi se buxheti i ri financiar do të jetë më i madhi në historinë e Shqipërisë. Sipas kreut të qeverisë buxheti do të orientohet drejt objektivave më kryesore të politikës së pozitës shqiptare. Natyrisht, një buxhet nuk plotëson kurrë, as edhe në vendin më të pasur dhe më të fuqishëm, të gjitha kërkesat dhe pritshmërinë, ndaj është dhe në detyrimin e ekzekutivit që buxhetin ta përqendrojë para së gjithash në realizimin e objektivave kryesore të politikës së saj, të premtimeve kryesore të mazhorancës, kështu që edhe ky buxhet, që është më i madh në historinë e vendit, do të ketë destinacione më kryesore.

Megjithëse Fondi Monetar Ndërkombetar parashikon një rritje ekonomike prej 2.5%, Qeveria Shqiptare deklaroi se rritja ekonomike parashikohet të jetë mbi 4% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Buzheti i ri i shtetit shqiptar parashikohet të jetë 4 miliardë dollarë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berisha: do rrisim rrogat dhe pensionet
  2. Guvernatori i bankës së Anglisë: Kriza, më e rënda në histori
  3. FMN: Borxhi i 2012-tës, të jetë më realist

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›