E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga pallati 27-vjeçarja, të paqarta rrethanat

Një grua 27 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga pallati ku banonte, dje në mbrëmje, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Burime nga policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, thanë se 27-vjeçarja e identifikuar si Brunilda Doçi ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga pallati, porse rrethanat e ngjarjes ishin ende të paqarta. Gruaja mësohet se ka rënë nga ndërtesa rreth orës 21:45 minuta dhe besohet se banonte në apartamentin nga i cili ka rënë. Mësohet se për pasojë, ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia bën të ditur se pasi ka shkuar në vendngjarje, ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe ka marrë në pyetje dëshmitarë të rastit e po ashtu edhe të afërm të viktimës. Burime nga policia saktësuan se ende ishte e paqartë nëse kishin të bënin me një akt vetëvrasjeje apo një aksident që i ka marrë jetën së resë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›