Thaçi në Kuvend: Dialogu me Serbinë detyrim nga ndërkombëtarët
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po raporton sot para deputetëve të parlamentit të Kosovës lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Interpelanca është kërkuar nga grupi parlamentar “Vetëvendosja” dhe u pranua nga kryesia e Kuvendit.
Në mocionin katërpikësh që ky grup e ka paraqitur në Kuvend, kërkohet që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri.
Deputetët e Vetëvendosjes do të kërkojnë nga Qeveria që t’i ndërpresë edhe bisedimet me Serbinë, dhe t’i shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme secilën marrëveshje që është arritur deri më tani.
THAÇI: DIALOGU, OBLIGIM I NDERKOMBETAREVE
Kryeministri tha se operacioni në veri të Kosovës “ishte përkushtim për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri dhe qëllim zhbërjen e grupeve kriminale dhe struktruave paralele"
“Qytetarët në veri kanë qenë të friguar nga bandat dhe krimi i organizuar. Ata janë përpjekur për të zgjeruar pushtetin më tej. Prandaj lindi nevoja për vendosjen e rendit në veri të Kosovës”- nënvizoi Thaçi.
Ai theksoi më tej se “Dialogu për cështje teknike është rezultat i obligimeve ndërkomëbtare që ka pranuar ky kuvend. Prandaj qeveria e kosovës zbaton vendimet e Kosovës”- nënvizoi Thaçi.
(s.g/balkanWeb)