E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, rikthehen protesta për tokat në Orikum

VLORË- Në Orikum të Vlorës janë rikthyer protesta për pronat. Me rastin e 2-vjetorit të protestave të dhunshme që shpërthyen në Orikum, shumë banorë janë mbledhur sot në një tubim ku kanë lëshuar thirrje për zgjidhje të cështjes së pronave.
Banorëve ju është bashkuar dhe Kryetari i Bashkisë së Orikumit, Gëzim Capo.
Të indinjuar banorët shprehen se cështja e tyre duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. “Ne i kemi tokat, por duam certifikatat”, shprehet një prej banorëve.
Kreu i Bashkisë së Orikumit, Capo deklaroi se cështja e pronave duhet të gjejë zgjidhje, dhe ky ishte qëllimi i bashkimit të personit të tij me protestuesit.

Protesta po zhvillohet para Bashkisë Orikum.

2 vjet më parë, banorë të Orikumit protesuan për pronat dhe u konfliktuan ashpër me policinë. Protestat e tyre vijuan dhe vitin e kaluar dhe dnaluan në prag të zgjedhjeve vendore për të rifilluar sërish.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›