E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha SHBA dhe BE na kerkojne kryerjen e reformave te nevojshme

Uashington Kryebashkiaku Me 21 janar u vrane 4 qytetare te pafajshem

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha pranoi dje se gjate takimeve qe kishte zhvilluar ne Uashington te Shteteve te Bashkuara te Amerikes kishte diskutuar me bashkebiseduesit per te ardhmen e vendit dhe i ishte kerkuar qe te perconte mesazhin se vetem bashkepunimi mes paleve mund te sillte integrim. Kete kryebashkiaku e pohoi dje ne nje interviste per Zerin e Amerikes nga SHBA ku tha se politika shqiptare duhet te kryente reformat e nevojshme qe kerkoheshin per integrimin europian dhe se theksi aktualisht duhet te vendoset te reforma zgjedhore. Politikanet duhet te vendosin interesat e qytetareve mbi ato partiake dhe te bashkepunojme. Kete na e ka thene Brukseli dhe ma kerkoi edhe Uashingtoni gjate qendrimit tim ketu deklaroi Basha duke shtuar se ligjet me shumice te cilesuar duhet te merrnin patjeter miratimin e paleve. Por pervec aspekteve teknike per integrimin Basha theksoi se shqiptaret kohet e fundit kane treguar se jane te ngopur nga politika e bojkoteve dhe ngjarjeve te tjera si montimet dhe kane nevoje per nje politike te re. Rruga europiane e Shqiperise do te thote se pari nje sjellje europiane per te gjithe aktoret politike. Kjo fillon me pranimin e aktoreve te lojes. Asnje motivim personal nuk duhet te nderhyje ne rregullat e shtetit ligjor deklaroi Basha. Nga zyrat e Zerit te Amerikes Basha foli dje edhe per ngjarjet tragjike te 21 Janarit te vitit te shkuar kohe ne te cilen ai mbante pozicionin e ministrit te Brendshem. shte nje ngjarje tragjike qe ka cuar ne marrjen e jetes se kater qytetareve te pafajshem. Te gjitha keto duhet te jene pjese e nje hetimi gjitheperfshires ka theksuar Basha duke shtuar se askush nuk mund ti perdorte politikisht keto ngjarje. Sipas tij protagonistet e kesaj ngjarjeje duhet te marrin pergjegjesite e tyre ne raport me ngjarjen dhe qytetaret ne kuptimin e permbushjes se 12 prioriteteve te BE-se. Dje Basha foli edhe per takimin qe ai zhvilloi me kryetarin e Bashkise se Uashingtonit Vincent Gray. Sipas Bashes Bashkia e Uashingtonit do te ndihmoje Bashkine e Tiranes ne krijimin e zyres se punesimit ndertimin e linjes se tramit permiresimin e cilesise se jetes duke nisur me hapesirat e gjelbra dhe cilesine ajrit si dhe do ti vere ne sherbim planin e zhvillimit te Uashingtonit. Basha u prit me heret ne nje takim edhe nga zevendes-ndihmessekretari i Shtetit Amerikan per Europen Phil Reeker. Ne kete takim zoti Basha e njohu zotin Reeker me projektet e tij ne krye te Bashkise per ta bere Tiranen nje qytet atraktiv per investime. Nga ana tjeter Reeker vleresoi projektet e kryebashkiakut Basha dhe theksoi se takimi kishte qene i frytshem. Patem nje dite te kendshme per te ndare eksperiencat dhe jam i bindur se do te kemi takime te tjera te vlefshme. Basha eshte ketu dhe pres ta takoj serish ate kur une te vizitoj Tiranen u shpreh Reeker pas takimit me kryebashkiakun e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›