Rama 21 janari sfida per themelin e drejtesise
Zbardhja e ngjarjes se 21 janarit 2011 konsiderohet si celes per vendosjen e shtetit te se drejtes ne Shqiperi. Tryeza per drejtesine e organizuar dje nga Partia Socialiste me perfaqesues te jurisprudences dhe drejtues te grupeve te punes se Asamblese Kombetare ka trajtuar si perparesi barazine para ligjit. Duke folur rreth kesaj ceshtjeje kreu socialist Edi Rama ka nenvizuar rendesine e hetimit te plote te 21 janarit. Shoqeria perballet me sfiden e se vertetes se 21 janarit dhe ndeshkimin e atyre qe vrane dhe urdheruan vrasjet. Nuk lidhet vetem me nje proces hetimor dhe gjyqesor por me fatin e drejtesise ne Shqiperi per vite te tera. shte sfide qe do te tregoje qe gjithe ai zinxhir provash dhe padrejtesie kane krijuar mendimin se kultura e pandeshkueshmerise eshte e pakthyeshme sfida do jete e nesermja. 21 janari do te sherbeje si nje kapak i vene mbi gjithe sistemin e drejtesise dhe si gur i rende ne themel te funksionimit te gjerave te Shqiperise. shte veshtire te gjesh drejtesise ne dyert e gjykatave kur vendi drejtohet nga padrejtesia- deklaroi kreu i opozites Edi Rama. Ai ka sjelle ne vemendje edhe sulmet qe shumica ne pushtet dhe qeveria kane rinisur se fundmi ndaj Prokurorise se Pergjithshme nderkohe qe ajo ka nisur hetimet. Si eshte e mundur qe BE te pranoje nje vend ku pushteti sulmon ne menyre barbare Prokurorine ku Prokurorja e Pergjithshme kthehet ne shenjester per te penguar daljen e se vertetes Si mund qe BE te pranoje nje vend ku qeveria e vendit fshin provat dhe pengon hetimin per te devijuar rrugen drejt se vertetes u shpreh Rama.