E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vriten brenda 3 orësh me armë zjarri 2 femra

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në lagjen Komunë e Parisit në kryeqytet.Nga informacionet e para mësohet se bëhet fjalë për vrasjen e një femre.

Femra e cila është qëlluar për vdekje ndodhej në makinë. Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet por ende nuk dihen shumë detaje mbi këtë ngjarje.

Autori i krimit ka shkaktuar aksident me makinën që po përpiqet të largohej nga vendngjarja.

Kjo është viktima e dytë femër brenda pak orësh në Tiranë. Më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Shkozës në kryeqytet. Sipas policisë Eleni Basho, rreth të 35 vjeç, është qëlluar me tre plumba.

Policia e ka gjetur gruan atë në gjendje të rëndë më pas ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Mësohet se Basho punonte si farmaciste.  Autori e ka qëlluar atë me armë zjarri vetëm pak metra larg shtëpisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›