E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria pension special 15 personaliteteve te kultures

Emrat Ne vendimin e Keshillit te Ministrave nuk percaktohet shuma

Qeveria mori dje vendimin per tu lidhur nje pension te posacem special 15 figurave te shquara te artit kultures dhe shkences te cilet gjate viteve kane dhene kontribute te rendesishme per vendin dhe qytetaret shqiptare. Keshilli i Ministrave eshte treguar i kujdesshem te zgjedhe figura te cilat kane kontribute ne fusha te ndryshme duke mos u perqendruar ne personalitete te nje fushe te vecante. Keshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e sotme nje seri vendimesh per Dhenie shtese pensioni te posacem shteteror disa prej personaliteteve te artit kultures dhe te historiografise e shkences shqiptare te cilet jane Vllasova Musta Pandeli ina Vasfi Baruti Ermir Krantja Zyliha Miloti Vladimir Prifti Sherif Delvina Guiliem Radoja Koco Kosta Tomorr Aliko Lorenc Vorfi Beqir Ajazi Kico Negovani Vera Grabocka Zef Shoshi theksohet ne vendimin e marre dje. Nga ana tjeter vendimi thekson edhe faktin se 15 personalitetet do ta perfitojne kete pensionin duke nisur nga muaji korrik i ketij viti dhe do te jete i perjetshem me pas. Ne menyre te herepashershme qeveria ka perzgjedhur personalitete te shquara te artit kultures dhe shkences ne vend per ti akorduar cmime dhe nderime speciale sic eshte edhe pensioni. Nje tjeter praktike e perdorur nga qeveria eshte edhe ajo e heqjes se shpenzimeve per kurime ne rast te semundjeve te ndryshme te personaliteteve te shquara. Po keshtu ne rast ndarje nga jeta te figurave publike qeveria ka marre persiper sigurimin e shpenzimeve mortore. Nje rast i tille ndodhi edhe kur nga jeta u nda Leka i Pare dhe Sabri Godo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›