E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Reformën Zgjedhore: Penalizim ndaj pabarazisë gjinore

Roli i gruas në vendimarrje dhe barazia gjinore ka qenë në qendër të bisedimeve në mbledhjen e radhës së Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gjatë këtij diskutimi përfaqësuesit socialistë u shprehën se duhet zbatuar me korrektësi rekomandimi për përfaqësimin gjinor. Ndërsa përfaqësuesja e platformës Kombëtare të Gruas, Majlinda Bufi në fjalën e saj ka theksuar se kanë paraqitur rekomandime me terma konkretë dhe se 1 në 3 emra duhet të jetë emër gruaje dhe nëse ky kriter nuk plotësohet të ketë penalizime. Penalizimi për partitë do to thotë refuzim i listave.
Në këtë komision të pranishëm ishin deputetët Ilir Rusmajli ,Damian Gjiknuri, Viktor Gumi, Vangjel Dule, Vasilika Hysi, Armando Subashi dhe Arben Isaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›