E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automjeti përplaset me shtyllën, vdes 31-vjeçari

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi në lagjen Nr 17 të qytetit, ku ka humbur jetën shtetasi Aldian. D, 31-vjeç, pasagjer në një automjet tip KIA.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Elton Kujtimi, 29-vjeç, banues në Pogradec. Ai ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi anës rrugës.

Nga ngjarja, mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, pasagjerë të automjetit, përkatësisht L.Xh 29 vjeçe dhe E.K 26 vjeçe, të dyja banuese në Pogradec, të cilat pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e qytetit të Korçës janë jashtë rrezikut për jetën. /Start/

                                                                                             2012-02-06 08:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›