Vrasje e 25-vjeçares, automjetit i vunë flakën

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, sipas të cilave automjeti tip Benz është gjetur dje në afërsi të Kombinatit.
“Dje shërbimet e policisë zbuluan një automjet tip benz të braktisur në afërsi të zonës së Kombinatit. Dyshojmë se makina është përdorur nga personat që qëlluan mbi Megi Jokiçin dhe Aleksandër Gocaj”, tha një zyrtar i policisë.
Mjeti i gjetur në afërsi të Kombinatit dallohet qartë dhe në pamjet filmike të kamerave të instaluara në godinat përreth vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Benzi është i djegur në pjesët e brendshme. Ekspertët mendojnë se autorët e vrasjes kanë tentuar t’i vënë flakën mjetit, por ata kanë qenë nxitim e sipër dhe duke qenë se binte shi, flaka nuk ka mund të përparojë. “Mjeti ka disa dëmtime, të cilat mund të jenë shkaktuar nga ndonjë përplasje teksa autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”, theksoi i njëjti burim, cituar nga “GSH”.
Policia mesa duket po shpreson për të gjetur gjurmë gishtërinjsh që mund t’i dërgojnë deri tek autorët e mundshëm të vrasjes së vajzës së re, e cila nga sa rezulton deri më tani nga hetimet është viktimë e rastësishme, pasi shënjestër e plumbave ishte Aleksandër Gocaj, një person me precedentë penalë.
HETIMET
Gjetja e makinës që është përdorur nga autorët e krimit duket se e afron policinë edhe një hap afër zbardhjes së ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Komuna e Parisit”, ku humbi jetën Megi Jokiçi dhe u plagos Aleksandër Gocaj, ky i fundit një person i skeduar që herët nga policia.
Policia nuk dha detaje lidhur me çfarë është gjetur në automjetin e braktisur, por natyrisht që e sheh si një provë të fortë që mund t’i dërgojë drejt emrave të autorëve. Në fakt, dëshmitarët e ngjarjes kanë pohuar se personi që qëlloi ndaj Gocaj, lëvizte me një makinë tip benz, që mendohet të jetë pikërisht automjeti i braktisur në zonën e Kombinatit. “Kemi dyshime të forta që automjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së Megi Jokiçit”, - u shprehën zyrtarë të lartë në Policinë e Tiranës.
Gjetja e makinës fut në një rrjedhë tjetër hetimet për atentatin ndaj matjanit Gocaj dhe vrasjen e 25- vjeçares, e cila ishte viktimë e rastit. Megi Jokiçi u plagos rëndë në nofull tri ditë më parë, pasi u ndodh në vendin e gabuar, kur persona të armatosur qëlluan ndaj Aleksandër Gocajt. Vajza ishte duke pritur një shoqe, kur ra pre e sulmit. Ajo ndërroi jetë tri orë më vonë në spital. Ndërkaq, personazhi jo pak i njohur për policinë, Aleksandër Gocaj nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, edhe pse dyshohet se plumbat ndaj tij janë derdhur për shkak të përplasjeve për trafiqet. As miku i tij Genti Mara nuk rrëfeu asgjë në polici, edhe pse i shpëtoi atentatit për një fije peri. /Start/
2012-02-06 08:55