Basha Se bashku do ndertojme Tiranen qe cdo qytetar enderron
I nderuar zoti Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës,
Të nderuar zonja dhe zotërinj këshilltarë,
Shkëlqesi ambasadorë,
I nderuar zoti Prefekt i Tiranës,
Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëqytetarët e mi
Faleminderit të gjithë qytetareve të Tiranës për këtë privilegj të jashtëzakonshëm. Urimet e mia të përzemërta për secilin nga anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe ju zoti Kryetar dhe punë të mbarë. Punë të mbarë ju uroj edhe Kryetarëve të 11 njësive të Tiranës si dhe anëtarëve të Këshillave të tyre, të të gjitha forcave politike. Po pres me kënaqësi të punojmë së bashku për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë dhe sot dua të ritheksoj përkushtimin tim për të bashkëpunuar me ju, pavarësisht se cilës parti politike i përkisni. Nëse dikush ka nje ide të mirë për zhvillimin e qytetit, nuk ka rëndësi nëse kjo ide vjen nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, LSI, PR, PDIU, apo çdo parti tjetër, e rëndësishme është të punojmë sëbashku që ajo ide të realizohet. Ndaj dua t’iu siguroj se administrata ime, do te jetë gjithëpërfshirëse, ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësim duke pasqyruar në këtë mënyrë vetë familjen tonë të përbashkët, Tiranen.
Në fillim të kësaj fushate, nisem sëbashku një udhëtim të vështirë por edhe të bukur. Edhe pse rruga që përshkuam ishte plot sfida, ne nuk e humbëm nga sytë për asnjë çast destinacionin përfundimtar. Sot, edhe pse rrugëtimi ynë zgjati pak më shumë se sa kishim parashikuar, ne kemi mbërritur në destinacion, dhe kjo duhet të na gëzojë. Por, po sot ne nisim një rrugëtim të ri, një rrugëtim për të ndërtuar Tiranen që ne të gjithë duam. Sot, ne fillojmë punën për përmbushjen me sukses të këtij misioni.
Pritshmërinë e bashkëqytetarëve tanë janë të mëdha sot, dhe me të drejtë, sepse të mëdha janë dhe mundësitë që shtrihen para nesh, por gjërat nuk do të ndryshojnë brenda ditës, ndryshimi nuk është i lehtë, dhe do të vijë më shpejt nëse të gjithë punojmë së bashku.
Sigurisht që gjatë rrugës do të hasim pengesa, trajektorja mund të ndryshojë dhe ky rrugëtim do jetë padiskutim më i gjatë – por ne sërish do të arrijmë në destinacion dhe do mund të ndërtojmë Tiranën që çdo qytetar i saj ëndërron.
Të dashur bashkëqytetarë,
Edhe pse procesi zgjedhor në Tiranë u zgjat përtej normales, ia vlejti plotësisht pasi ishte shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohej dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohej. Sepse, që në krye të herës kjo fushate nuk ishte për mua, apo për kundërshtarin tim, kjo fushate ishte vetëm dhe vetëm për ju. Unë dëgjova problemet dhe idetë tuaja dhe mund të them se mësova prej jush gjëra që nuk do ti harroj kurrë. Ju siguroj që me të njëjtin përkushtim do të vazhdoj t’u dëgjoj edhe ne këtë rrugëtim të ri që na pret. Sepse, unë besoj se pa dëgjuar zërin tuaj, askush nuk mund t’u shërbejë e aq me pak t’u bëjë ju pjesë të bashkëqeverisjes, tek e cila unë besoj fort.
Ndaj, këtë të mërkurë pasdite, unë do të hap dyert e Bashkisë së Tiranës për të gjithë qytetaret që dëshirojnë të vijnë në bashkinë e tyre dhe do të qëndroj aty derisa të jem takuar me të gjithë ju pasi Bashkia e Tiranës, i përket të gjithë qytetarëve të saj dhe jo një apo disa prej partive politike, dhe çdo qytetar ka të drejtë të marre pjesë në bashkëqeverisje.
Dhe duke filluar nga e premtja tjetër, unë do të realizoj një nga premtimet e bëra gjatë fushatës, për të përcaktuar orare zyrtare të takimit me qytetarët, në mënyrë që ju të takoni Kryebashkiakun tuaj dhe të bisedoni personalisht me të për problemet tuaja, apo për mendimet që mund të keni ne lidhje me zhvillimin e komunitetit tuaj.
Gjatë administratës sime, Bashkia e Tiranes do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, dhe të gjithë janë shumë të mirëpritur. Nëse je i ri apo i moshuar, jeton në qendër apo në periferi, banor i vjetër apo i porsaardhur, Rom, Egjiptian apo çdo komuniteti tjetër, nëse bindjet e tua politike janë më pranë Partisë Demokratike, Partisë Socialiste, LSI-se, PR, PDIU, Legalitetit, PDS, LZHK apo çdo partie tjetër, kjo nuk ka aspak rendësi. Bashkia e Tiranës, do të punoje dhe angazhohet me të njëjtin zell dhe përkushtim, njësoj pra, për të gjithë ju.
Për një kohë të gjatë Bashkia e Tiranës, u shndërrua në një arenë të konfliktit politik. Sherrnaja politike nuk mund dhe nuk duhet të jetë një qëllim në vetëvete. Është normale qe partitë politike të kenë mendime dhe vizione të ndryshme, kjo është ajo çka demokracia na mundëson – përballje vizionesh për një qeverisje më të mirë. Por konflikti politik tejkaloi çdo masë, dhe fatkeqësisht u bë më i rëndësishëm se sa vetë produkti që qytetaret presin.
Bashkisë së Tiranës nuk i takon të jetë pjesë e këtij konflikti dhe është koha që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të vendosur interesat e qytetarëve të Tiranës, të parat. Kjo është ajo që ne do të bëjmë. Nën drejtimin tim, Bashkia e Tiranës do të punojë për t’u dhenë zgjidhje problemeve të qytetarëve dhe këtu nuk ka vend për luftë politike. Sepse partitë politike duhet të punojnë së bashku për të arritur rezultate konkrete, dhe kjo do të ndodhë në Tiranë. Është koha për të qeverisur dhe jo për fushatë. Është koha ti përvishemi punës. Është koha ti përkushtohemi zhvillimit të gjithanshëm, që Tirana meriton.
Për këtë arsye, unë do të nis menjëherë punën, për çka, kam hartuar edhe një program ambicioz për 100 ditët e para të qeverisjes nga i cili do të veçoja:
Ngritjen e strukturave të posaçme për mbrojtjen e konsumatorit, nxitjen e investimeve, të biznesit, të punësimit si dhe të strukturave që garantojnë konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe grupet e interesit.
Nisjen e procesit të përgatitjes dhe konsultimit të planit urbanistik të qytetit dhe ndërhyrjet e para urbane. Zgjidhjen e çështjes së trafikut në qendrën e Tiranës.
Adoptimin dhe zbatimin e masave për mundësimin e hipotekimit të banesave të pahipotekuara.
Hedhjen e bazave për një sistem të ri të financave te Bashkisë, qe bazohet tek taksat dhe tarifat e reduktuara, shpenzime produktive dhe transparente.
Eliminimin e 60 llojeve te taksave/tarifave si dhe përgatitjen e paketës fiskale dhe të shpenzimeve për 2012 dhe ngritjen e sistemit informatik për pasqyrimin ne faqen zyrtare te shpenzimeve te Bashkisë
Përgatitjet për emetimin e kartës se studentit, me tarifa zero dhe/ose te reduktuara lidhur me shërbimet bashkiake
Përgatitjen e platformës se decentralizimit te kompetencave dhe burimeve drejt njësive bashkiake dhe përfaqësive te komuniteteve te lagjeve.
Por Tirana nuk do të ndryshojë brenda ditës, ndaj përkushtimi ynë duhet te jete i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm, i shtrire ne te tashmen dhe në te ardhmen, nëse dëshirojmë të ndërtojmë qytetin e shpresave dhe aspiratave tona.
Për tepër gjatë në këtë qytet topi i përgjegjësisë është hedhur sa andej këndej dhe gishtat e politikës kane fajësuar njeri-tjetrin për problemet tona në vend të marrjes së përgjegjësive dhe ofrimit të zgjidhjeve.
Administrata ime nuk do ta pasojë topin gjetkë, ne nuk do të investohemi në identifikimin e fajtorit imagjinar por do te përkushtojmë të gjithë energjinë tonë për te mundësuar zgjidhjen e problemeve. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por asgjë që ia vlen nuk është e tillë.
Shume probleme do kërkojnë kohe te zgjidhen por me pune te palodhur dhe vendosmëri dhe duke vendosur qytetarët dhe Tiranen te paren, unë jam i bindur se ne mund dhe do t’ia dalim. Përpjekja jonë nuk është që të punojmë për zgjedhjet e ardhshme por të punojmë për brezat e ardhshëm.
Administrata ime do të bëjë gjithçka për të hapur vende të reja pune, për të ndërtuar një Tiranë moderne dhe Europiane, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të ofruar dhe që qytetarët të kenë zërin e tyre ne vendimmarrje pasi zhvillimi i mirëfillte kërkon që ne të punojmë të gjithë së bashku.
Ne do të ndërtojmë parqe dhe shkolla, do të shtrojmë rrugë dhe trotuare, do të ndërtojmë Unazën e Re dhe tramvajin, do të zhvillojmë pronën private dhe do sigurojmë më shumë strehim, do te investojmë ne art, kulture dhe sport, do te pastrojmë ajrin dhe rrugët tona, do të tërheqim investime dhe turizëm, dhe do ta trajtojmë çdo qytetar me respekt dhe dinjitet. Së bashku, ne do ta ndërtojmë Tiranën që meritojmë.
Të gjithë e dimë që kjo ishte një fushate intensive për të dy palët. Njerëz të arsyeshëm nga të dyja krahët mund të mos bien dakord – dhe kjo është normale kur gara është kaq e ngushtë. Por le të mos harrojmë se edhe kur nuk biem dot dakord, ne duhet të ruajmë qytetarinë tonë. Të mos harrojmë se pavarësisht bindjeve tona politike, në fillim dhe në fund të çdo polemike, ne jemi të gjithë Shqiptare. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës.
Një pjese e juaja votoi për mua, një pjese tjetër votoi për kundërshtarin tim dhe një pjese tjetër preferoi te mos votonte. Si kryebashkiak, unë do të përfaqësoj secilin prej jush dhe do të punoj me përkushtim për ti kthyer ëndrrat tuaja në realitet.
Të gjithë kemi shpresa dhe aspirata të përbashkëta dhe unë do të punoj çdo ditë për realizimin e tyre. Arsyet që na bashkojnë janë shumë më shumë se ato që na ndajnë. Nëse jemi të ndarë mundësia e suksesit reduktohet ndjeshëm por të bashkuar ne mund dhe do t’ia dalim, ndaj ju ftoj të bashkohemi pasi atëherë edhe objektivat më ambicioze nuk do jenë më te pamundura.
Sepse sot është koha ta shohim qytetin tonë si nje familje të madhe e jo thjesht si vendi ku na ka rënë të bashkëjetojmë.
Le ti çmojmë ndryshmëritë me të cilat na bekon liria, por sakaq le të hapim sytë para asaj që na bashkon. Ndonëse të ndryshëm e të shumëllojshëm në ndryshmëritë tona, ne përballemi me të njejtat probleme, prekemi nga të njëjtat pasoja dhe kërkojmë të njejtat zgjidhje. Por ashtu si në çdo familje, rruga e zgjidhjes kalon detyrimisht nga bashkëpunimi dhe jo sherret nga angazhimi dhe jo indiferenca, nga mirëkuptimi dhe besimi jo nga mëritë dhe mosbesimi.
Mund të hedhim sytë tek problemet përreth dhe ta drejtojmë gishtin e përgjegjësisë nga të tjerët. Por po kështu, mund të marrim përgjegjësitë që na takojnë si anëtarë të kësaj familje, të bashkuar në interesin tonë dhe të fëmijëve tanë, dhe tu japim atyre zgjidhje. Le ta çlirojmë pasionin dhe energjinë e këtij qyteti që për kaq gjatë fle strukur për shkak të sherreve shterpë që ndajnë e përçajnë. Dhe atëherë, horizonti i mundësive të pamata që do hapet para syve tanë do të sfidojë edhe imagjinatën më pjellore.
Atëherë ky qytet do të jetë vërtet si një familje e madhe që rend të verë në punë të gjithë potencialin e saj të pakrahasueshëm dhe kjo familje do të jetë një qytet i denjë për shpresat dhe aspiratat e çdo banori te tij, dhe më shumë se kaq, të të gjithë kombit që e ka në zemër.