Basha: Se bashku per te ardhmen e Tiranes
Mesazhi i pare i kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, pas certifikimit te fitores eshte bashkimi i gjithe qytetareve per te realizuar projektin per ndryshimin e kryeqytetit. "Ndryshimi nuk do te vije brenda nates, por ai po vjen. Pavaresisht nese keni votuar per mua apo jo, tani eshte koha te bashkohemi", tha dje Basha, ne deklaraten e dhene ne seline e Partise Demokratike. Basha ka vleresuar fitoren, duke e cilesuar ate si shprehjen e deshires se qytetareve per te pare nje kryeqytet te zhvilluar. "Eshte nje gezim i ligjshem, sepse kemi korrur nje fitore te ligjshme, nje fitore te ndershme, nje fitore qe eshte shprehje e drejtperdrejte e vullnetit te qytetareve te Tiranes, qe besuan ne shumice, ne programin tone, ne projektin tone per nje Tirane europiane e mbi te gjitha ne seriozitetin tone, per ta vene ne jete kete sipermarrje te madhe qe Tirana jone e dashur ka kohe qe e meriton dhe ka kohe qe e pret!", tha dje Basha. Ai u shpreh se gezimi dhe festa e djeshme e qytetareve te Tiranes eshte pergjigje ndaj thirrjes se qytetit ku jetojne. "Gezimi ka qene nje bashkudhetar i pandare e fushates dhe punes sone. Nje gezim i brendshem se i kishim hyre nje beteje te sinqerte per te miren e qytetit. Nje gezim qe ndjejne natyrshem bijte dhe bijat e qytetit kur bashkohen dhe i pergjigjen thirrjes qe qyteti yne, Tirana jone na beri ne, per ta nxjerre nga udhekryqi hallemadh, ku nje lloj politike konfliktuale e kishte braktisur", tha ai. Basha eshte ndalur dhe ne etapat e ndjekur gjate fushates elektoral dhe njohjen e problematikave qe ka kryeqyteti. Ai u shpreh se njohja e nga afer e shqetesimeve do te beje qe ai te punoje me me pasion. "Gjate kesaj fushate, kam degjuar me pasion zerin tuaj, shqetesimet tuaja dhe deshirat tuaja per qytetin tone, dhe si Kryebashkiaku juaj i ardhshem do ta filloj me pasion punen dhe do te vazhdoj t'ju degjoj", tha kreu i ri i Bashkise se Tiranes. pjese te rendesishme te fushates dhe te procesit zgjedhor, Basha ka cilesuar dhe faktin qe si rralle here u degjua zeri i qytetareve. Ai u shpreh se kryeqytetasit i besuan ndryshimit europian. "Tirana na frymezoi te gjitheve, me bukurine qe ndryn ne thellesi te vet, dhe me kete frymezim, ne kete gezim te brendshem qe na komunikon kryeqyteti yne, ne ia mberritem te krijojme nje sinergji, nje rezonance te se mires dhe tiranasit na besuan Ndryshimin! Ndryshimin e vertete europian qe ky qytet krenar, ka sot me shume nevoje se kurre!", tha ai. Basha u shpreh se gjithe angazhimi i tij do te jete maksimal. "Une do te angazhohem me mish e me shpirt per t'i mbajtur premtimet e mia dhe do te bej gjithcka mundem per ta bere qytetin tone me te mire, jo vetem per mbeshtetesit e mi, po per te gjithe bashkeqytetaret e mi", tha Basha. Ne mesazhin e tij, Basha ka shprehur falenderime per qytetaret e Tiranes, Partine Demokratike, kreun e saj, kryeministrin Sali Berisha dhe gjithe aleatet qe ishin pjese e koalicionit "Aleanca per Qytetarin". Basha beri dhe nje apel per gjithe klasen politike. "Nese luftojme me njeri-tjetrin ne do te mbetemi ne vend, po nese punojme se bashku mundesite e asaj qe mund te arrijme se bashku nuk do te njohin kufi", tha Basha.