E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: "Aksion popullor per te ringjallur drejtesine" Qamil Xhani



Ish-kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ne reagimin e pare per mediat, e cilesoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor si grabitje. Duke mos njohur verdiktin e drejtesise qe konfirmoi fitoren e Lulzim Bashes per drejtimin e Bashkise se Tiranes, Rama paralajmeroi aksion popullor per drejtesine. "Sot fjalet jane te teperta, sepse drejtesia ne Shqiperi ka vdekur. Ndersa opozita do te flase me nje aksion te madh popullor per te ringjallur drejtesine dhe shpetuar Shqiperine nga pengmarresit e saj", tha kreu i selise roze. Ne nje prej fjalimeve me te shkurtra ne karrieren e tij politike, Rama ka i ka meshuar dhe nje here argumentit se per zgjedhjet ne Tirane u shkel ligji. "Sot fjalet tona jane te teperta, sepse te gjithe e dine te verteten e zgjedhjeve ne Tirane, edhe qytetaret, edhe gazetaret, edhe nderkombetaret, edhe gjyqtaret, edhe kusaret", tha ai. Kreu i selise roze ka theksuar se vendimi i Kolegjit ishte nje grabitje e dhunshme. Sipas tij drejtesia nxori humbesin fitues. "Sot fjalet tona jane te teperta, sepse Kolegji Zgjedhor vulosi nje grabitje te dhunshme diten per diell dhe, sy per sy, perpara nje populli te tere, nxori humbesin fitues duke bere qorrin e shurdhin si ne cdo regjim pa drejtesi", tha ai. Duke ju referuar vendimit te pese gjyqtareve te Kolegjit, kreu i selise roze u shpreh se mos dhenia e fitores se tij gjykata eshte nje kapitullim i drejtesise perballe presionit te mazhorances. "Fjalet tona jane te teperta, sepse akti i Kolegjit Zgjedhor flet me shume se cdo fjale per kapitullimin pa kushte te drejtesise, nen trysnine e nje pushteti kusaresh e matrapazesh qe i lejojne vetes cdo gje dhe nuk ndeshkohen per asgje", u shpreh ai. Nga ana tjeter, Rama theksoi se ky vendim jep edhe masazhin e gabuar per cdo qytetare te vendit. Sipas tij, drejtesia tregoi se nuk mund te denoi vjedhjen. "Sot fjalet e cdo shqiptari qe nuk vjedh jane te teperta, sepse sot cdo hajdut ka te drejte ta festoje lajmin qe vjedhjen ne Shqiperi ligji mund ta denoje sa te doje, po gjykata mund ta lejoje kur te doje", u shpreh kreu i PS-se. Deklarata e vetme e bere dje nga selia e PS-se per zgjedhjet ne Tirane hedh dyshime dhe per rrugen qe do te ndjek Partia Socialiste, pas certifikimit te humbjes se kreut te saj ne zgjedhjet per Tiranen. Dy dite me pare, Rama paralajmeroi zhvillime negative ne vend, ne rast se Kolegji nuk do t'i jepet atij fitore. "Nese Kolegji do te vulose ne fund, uroj jo, fitoren e paqene te humbesit te zgjedhjeve te Tiranes, duke mbyllur syte para provave uleritese te shifrave te manipulimit te zgjedhjeve ne tavolinen e KQZ-se, kjo do te jete nje barre e rende me pasoja per vendin - pa diskutim ketu edhe per gjykatesit ligjshkeles dhe per vete Saliun", tha Rama dy dite me pare. Nderkohe qe i gjendur para faktit te kryer nga Kolegji, Rama tha mbremjen e djeshme se do te kete "aksion popullor".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›