E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji: Basha, kryetar i Bashkise se Tiranes Qamil Xhani



Kolegji Zgjedhor rrezoi dje te gjitha pretendimet e Partise Socialiste per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane, duke lene ne fuqi vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe shpalli fitues kandidatin e mazhorances Lulzim Basha. Seanca Kolegjit Zgjedhor vleresoi padine e bere nga Partia Socialiste, per pavlefshmeri te zgjedhjeve, si te pabazuar ne ligj. Relatorja e trupit gjykues, Sashenka Jonuzi, duke permendur bazen ligjore te vendimit, hodhi poshte te gjitha pritshmerite e opozites per nje rikthim te ceshtjes ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe me pas mundesine e perseritjes se tyre. "Kolegji Zgjedhor ne baze te nenit 158 pika 3 e Kodit Zgjedhor vendosi; rrezimin e kerkese padise se paditesit, Partia Socialiste e Shqiperise si te pabazuar ne ligj, per shkak te kalimit te afateve ligjore te kerkese padise mbi pavlefshmerine", tha dje Jonuzi. Seanca e Kolegjit Zgjedhor u zhvillua ne oren 10:00 dhe vendimi erdhi pas administrimit te provave te paraqitura nga opozita dy dite me pare. Ne padine e fundit, selia roze kerkonte nga Kolegji Zgjedhor qe te detyronte KQZ-ne per te marre edhe nje here ne shqyrtim padine e pavlefshmerise se zgjedhjeve ne Tirane. Per kete kerkese, KQZ-ja ishte shprehur nje here duke e cilesuar ate si jashte afateve ligjore dhe jo ne kompetencen e ketij institucioni. Rrezimi i padise se PS-se, i jep fund dhe serise se ankimimeve per zgjedhjet ne kryeqytet. Vendimi i Kolegjit eshte i paapelueshme gje qe do te thote se ne fuqi, per rezultatin ne Tirane, mbeten vendimet e KQZ-se, ku kandidati Lulzim Basha eshte shpallur fitues me 93 vota. Partia Socialiste ka bere 4 padi ne institucionin me te larte zgjedhor. Nga dy padi Partia Socialiste eshte terhequr, ndersa dy te fundit jane rrezuar. Padia e fundit eshte ajo e dates 2 korrik, ku selia roze hoqi dore nga kerkesa per pavlefshmeri ne Kolegj dhe nga kundershtimi i vendimeve te KQZ-se qe nxoren rezultatin e Tiranes. Ndersa e kerkoi pavlefshmerine serish nga KQZ-ja. Luhatja e padive te PS-se krijoi konfuzion edhe ne radhet e vet juristeve te saj, te cilet dy dite me pare, edhe pse e hoqen padine nga Kolegji, deklaruan se ky i fundit mund te shprehej edhe per pavlefshmeri. Pretendimi kryesor i Partise Socialiste kishte te bene me mos rakordimin e fleteve te votimit. Sipas tyre, numri i votave ishte me i madh se numri i votuesve. Po dje Kolegji rrezoi dhe padine e Partive te Pensionisteve Shqiptare. Objekti i padise se kesaj force politike ishte serish pavlefshmeria e zgjedhjeve ne kryeqytet. Edhe kete kerkese trupa e juristeve te Kolegjit e vleresoi si te pabazuar ne ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›