E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqipëria po bëhën përpjekje për të luftuar diskriminimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim të dërguarat e posaçme të Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe Kongresit Amerikan. Të deleguarat amerkiane Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith kanë vlerësuar tolerancën fetare që ekziston në Shqipëri.

Zonjat kanë shprehur mirënjohje për popullin shqiptar, i cili gjatë Holokaustit nuk dorëzoi asnjë nga hebrenjtë e tij në duart e nazistëve, por, përkundrazi, i mbrojti, dhe i shpëtoi ata.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e konsideroi shumë të rëndësishëm mision e tyre ndersa është ndalur për kontributin e SHBA-së për harmoninë midis komuniteteve fetare në mbarë botën.

Duke u ndaluar gjerësisht në këtë çështje, Basha tha se në Shqipëri po bëhën përpjekje për të luftuar diskriminimin. Më pas të pranishmet kanë vizituar xhaminë e Tiranës dhe munumentet hsitorike të qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›