E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi, 82% nuk njohin sistemin zgjedhor

Jo pak, por 82% e zgjedhesve, nuk e njohin sistemin zgjedhor dhe si do te dalin deputetet ne cdo zone. Keto te dhena te mos dijes se zgjedhesve, dolen dje nga sondazhi i kryer nga Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve (ZMQ). Nga anketimi i rreth 1.200 personave ne tre qytetet kryesore te vendit, rezultoi se pjesa me e madhe e zgjedhesve, nuk dine se ne baze te cilit sistem do te votojne. Nje pjese shume e vogel prej tyre, jane ne dijeni te procesit te perzgjedhjes se 140 deputeteve ne Kuvendin e ri. Nga anketimi, rezulton se do te votojne 78% e zgjedhesve dhe pjesa tjeter mbetet indiferente ndaj procesit. Madje zgjedhesit, e dine edhe se per ke force politike do te shkojne te votojne. Ne mendjet e tyre, duket se eshte e fiksuar forca politike dhe aspak kandidatet. Per te mos thene se kandidatet qe konkurrojne ne garen elektorale te 28 qershorit, nuk njihen aspak nga zgjedhesit. Nga sondazhi i kryer nga ZMQ-ja, del se 98 per qind e zgjedhesve nuk i njohin kandidatet qe kane ne zonat e tyre. Vetem 1 per qind do te shkojne te japin votat per kandidatet dhe jo per partine. Nderkohe qe pjesa me e madhe e zgjedhesve mendojne se zgjedhjet do te shoqerohen me probleme. 53 per qind e te anketuarve, jane te mendimi se procesi zgjedhor ne 28 qershor do te kete jo pak probleme ne zhvillim. Per sa i perket se cfare do te kerkojne zgjedhesit nga qeveria e ardhshme ne krye te listes renditet punesimi. 83% e te pyeturve jane pergjigjur se do te kerkojne reduktimin e papunesise ne vend, hapjen e me shume vendeve pune. Me pas vjen lufta kunder korrupsionit, 55% kerkojne me shume pune ne eliminimin e ketij fenomeni. E renditur e treta eshte lufta kunder varferise, e pasuar nga zgjidhja e ceshtjes se pronave. Sondazhi nxjerr ne pah dhe besimin e ulet te zgjedhesve, se ky proces zgjedhor do te jete i drejte dhe i ndershem. Vetem 22 % qytetareve mendojne se zgjedhjet do te jene sipas standardeve, ndersa 69 % prej tyre mendojne se per te mbuluar shpenzimet e fushates elektorale po perdoren fondet publike, pra taksat e popullit. R. Rapushi

78% Do te shkojne te votojne ne zgjedhje;

11% Nuk do te votojne;

11% Nuk e dine ende;

82% E zgjedhesve nuk e njohin sistemin zgjedhor;

18% E njohin sistemin zgjedhor;

98% Te zgjedhesve nuk i njohin kandidatet ne garen elektorale;

54% E zgjedhesve, e kane vendosur se per ke do te votojne;

46% Ende nuk e dine se per cilin do te votojne;

82% E qytetareve kane prioritare papunesine;

69% E qytetareve jane te bindur se fondet publike, taksat e tyre, perdoren per fushate;

53% E zgjedhesve, mendojne se do te kete probleme ne procesin zgjedhor.

Mungesa e besimit

Qytetaret nuk besojne se zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, do te zhvillohen te lira dhe te ndershme. Ne sondazhin e kryer nga Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve, rezulton, se zgjedhesit nuk kane aspak besim se kete here, politika do t'ia arrije qe te zhvilloje zgjedhje te lira, pra te plotesoje kushtet e kerkuara nga Bashkimi Evropian per anetaresimin e Shqiperise ne kete strukture. Po keshtu, qytetaret mendojne se zgjedhjet do te shoqerohen edhe me probleme gjate zhvillimit te tyre ne 28 qershor dhe me pas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›