Tahiri: Berisha s'uli TVSH per energjine
"Nje prej premtimeve te pa mbajtura te Berishes, ulja e TVSH-se per energjine elektrike." Kjo eshte deklarata e bere dje nga anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Saimir Tahiri, njeheresh kandidat per deputetet ne Qarkun e Tiranes. "Premtimi i dhene, premtim i pa mbajtur. Kjo eshte shprehja me domethenese qe karakterizon qeverine e Sali Berishes", u shpreh Tahiri. Sipas tij, 4 vjet me pare ne programin e tij qeverises, Sali Berisha premtoi se do te ulte nga 20 % ne 6 % TVSH per energjine elektrike. "Sot kater vjet me pas, TVSH per energjine vazhdon te mbetet 20%. Ky eshte nje premtim i dhene dhe premtim i pa mbajtur", theksoi zyrtari socialist. Ai tha se me kete premtim te pa mbajtur Sali Berisha, u merr me teper para nga xhepi i tyre, pensionisteve, buxhetoreve dhe te gjithe shtresave ne nevoje, duke iu pakesuar tryezen e perditshme te bukes. "Mosmbajtja e premtimeve eshte tipike per politiken e vjeter", kritikoi Saimir Tahiri.