E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ "kalon" PDK-ne e Ndokes, ne opozite

Me vendim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Partia Demokristiane kalon ne opozite. Te pakten, per sa i perket caktimit te anetareve per grupet e numerimit te votave, demokristianet u renditen dje si parti e majte, se bashku me Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Me shumice votash, KQZ miratoi dje udhezimin qe percakton "Procedurat e organizimit te shortit, per caktimin e partive qe iu lind e drejta te propozojne anetarin e trete dhe te katert te Grupeve te Numerimit te Votave". Keshtu, nga mazhoranca, kane te drejte te marrin pjese ne shortin per anetarin e trete te GNV-se PR, PAA dhe PAD. Ndersa partive te opozites parlamentare qe iu lind e drejta te marrin pjese ne shortin per anetarin e katert te GNV-ve jane PSD, LSI, PDS, PDK dhe PBDNJ. Nderkohe qe gjate gjithe dites se djeshme, anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, u moren me shqyrtimin e listave shume emerore te kandidateve per deputete ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Perpos faktit se partite politike vonuan dorezimin e tyre, gjate shqyrtimit te djeshem, dolen dhe shume pasaktesi nga ana ligjore ne dokumentacion. Shume prej forcave politike, kishin dorezuar dokumentacion te manget per kandidatet e tyre per deputete ne zona e qarqe te ndryshme te vendit. Per rrjedhoje KQZ, ktheu per rishqyrtim dokumentacionin per shume forca politike, si Aleanca Kombetare, Agrare Ambientaliste apo Partia e Punes se shqiptareve e riorganizuar etj. Deri ne oret e vona, KQZ me ne krye Arben Ristanin, vijoi shqyrtimin nje me nje, te dokumentacionit per forcat politike, qe rezultoi shume i manget. Partite, te cilave iu kthye dosja me listat si dhe dokumentacionin per kandidatet ne zgjedhje, do te duhet ta plotesojne dhe dorezojne ne KQZ, jo me vone se 32 dite para zhvillimit te zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›