E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Situata e rënduar, nën ujë 1280 hektarë tokë

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha se situata në kaskadën e Drinit dhe Matit paraqitet e rënduar. Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për situatën hidrike në vend, ministri deklaroi se kuota faktike në Fierzë është 296.62 m nga 296 metra që është kuota maksimale. Basha tha se në 24 orët e fundit shkarkimi është dyfishuar, ndërkohë që 1280 hektarë tokë janë përmbytur, Basha theksoi se nuk ka objekte banimi nën ujë, por disa zona janë izoluar nga uji. "Oboti është izoluar nga uji, ndaj po merren masa për evakuim. 10 shtëpi në fshatin Ashtë kërcënohen nga erozioni ndaj janë evakuuar banorët", tha Basha. Ministri i Brendshëm deklaroi se situata po ndiqet nga afër nga pushteti vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›