Rama: Berisha gënjeu. Protesta qe ta largojmë
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha gjatë mbrëmjes së shkuar për vizitën në Bruksel, duke akuzuar kreun e ekzekutivit se deklaroi gënjeshtrat e radhës. Sipas Ramës, përgjigja më e mirë ndaj gënjeshtrave janë vetëm protestat.
Në një konferencë për shtyp nga selia e PS, Rama u shpreh se Berisha nuk u tregoi shqiptarëve se cfarë i komunikuan zyrtarët e Brukselit për liberalizimin e vizave.
“Zoti Berisha u tha dje shqiptarëve se nuk e mori vesh se kur do tu liberalizohen vizat shqiptare ndërkohë që nga ana tjetër këtë e vlerësoi si një vizitë të suksesshme”.
Sipas Ramës, pushteti me në krye Berishën vazhdon të gënjejë për rritjen ekonomike, për investimet publike e private duke sjellë kështu një situatë ekonomike të rënduar në popull. “Zoti Berisha jo vetëm u vodhi votën shqiptarëve, por po u grabit njerëzve vendet e punës, u tregon gënjeshtra njerëzve për rrijen planetare të ekonomisë ndërkohë që ka rritje planetare të cmimeve”.
Edhe një herë tjetër, Rama tha se vendi është në krizë të thellë ndërsa papunësia rritet dita ditës.
E gjitha kjo, sipas kreut socialist vjen nga kriza e hapjes së kutive.
Shefi i opozitës tha se do të zhvillohen protesta deri në hapjen e kutive dhe largimin e qeverisë.
“Kjo e keq i ka rrënjët tek kutitë e votimit për këtë gjendje alarmante të ekonomisë së vendit. Protestat janë mjeti që qytetarët kanë në dorë për të larguar këtë qeveri. 30 Prilli do të jetë protesta madhore, ndërkohë që në 1 Maj do të nis protesta e qytetarëve për dalë nga kutia e krizës”, tha Rama.
(d.b/BalkanWeb)