Pasaporta, emigrantët në Greqi tani do i marrin nga ambasada
Ambasadori shqiptar Vili Minarolli shpjegon procedurat e reja
Artan CENA
ATHINË - Merr fund sorollatja e emigrantëve shqiptarë në Greqi, për të nxjerrë një pasaportë biometrike. Brenda pak ditësh, të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj dhe që duan të nxjerrin dokumentet e reja të identitetit, nuk do t’u duhet të bëjnë rrugën e gjatë deri në Shqipëri, por mjafton të paraqiten në ambasadën shqiptare në Athinë dhe të bëjnë aplikimin. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori shqiptar në Greqi, Vili Minarolli. Përmes një interviste dhënë për mediat, ai ka shpjeguar të gjitha procedurat që do të ndiqen nga shqiptarët. Zoti Minarolli theksoi se është rënë dakord mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme, që aplikimet për pasaporta të bëhen në Greqi dhe më pas të realizohet edhe procedura e firmosje on line. Çmimi që duhet të paguajnë emigrantët shqiptarë është i pandryshueshëm, duke përjashtuar kështu edhe pagesat për procedurat e tjera shtesë që do të bëhen nga shteti helen për në Shqipëri.
Ambasadori
Emigrantët tani nuk do të rrinë më në radhë në sportelet e bashkive apo komunave në vendin tonë. Tani, aplikimi i pasaportave do të bëhet në ambasadë. Lajmi është dhënë nga ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarolli. Ai tha se, kjo procedurë e re do t’u sjell emigrantëve mundësinë e shumëpritur, pajisjen me pasaportë në ambasadë. “Janë bërë të gjitha bisedimet midis ministrit të Jashtëm, zotit Ilir Meta, ministrit të Brendshëm, Basha dhe kompanisë private që prodhon dokumentet e reja të identitetit, për të filluar procesi i pajisjes së emigrantëve me pasaportë në ambasadë”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme Minarolli. Gjithashtu Ambasadori thekson se procesi nuk do të vonojë dhe vonesa është vetëm për disa probleme teknike. “Pritet nga dita në ditë që kompania private të rregullojë sistemin dhe të fillojë aplikimi”, - shtoi ai.
Procedurat
Por, si do të jetë procedura që një emigrant shqiptar duhet të ndjekë për të bërë aplikimin për dokumentin e identifikimit? Emigranti do të mund të aplikojë në ambasadë dhe të dhënat e tij do të dërgohen on line në Tiranë. Sipas zotit Minarolli, “më pas, pasaporta do të vijë në Athinë ku dhe do të paraqitet i interesuari për ta marrë”. Pajisja me pasaportat biometrike ka qenë një nga problemet më të mëdha të emigrantëve shqiptarë në Greqi, sidomos atyre që u humbiste pasaporta dhe ishin të detyruar të prisnin më shumë se një muaj në Shqipëri për ta marrë atë. Por ardhja e tyre në Shqipëri shkaktonte dhe probleme në punë dhe shpenzime. Duke qenë se, një pasaportë biometrike në Shqipëri vonon më shumë se 45 ditë, kjo për emigrantët ishte një humbje e madhe pasi kostoja e shpenzimeve shkonte deri në 1500 euro. Në këtë mënyrë shpenzimet dhe sorollatjet shtoheshin për emigrantët pasi ai duhej që të shkonte në ambasadë dhe ministri për ti përkthyer.
Poni
Rrugët pa emër bllokojnë mbylljen e sistemit të adresave
TIRANË - Emërtimi i rrugëve po pengon që të krijohet një sistem dixhital i adresave. Ministria e Brendshme ka organizuar ditën e djeshme një takim mbi zbatimin e projektit për sistemin e adresave, ku u kërkoi njësive vendore të finalizojnë dy fazat e para të projektit deri në fund të muajit Prill dhe të përcjellin informacionin mbi këtë proces për t’u certifikuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Duke evidentuar faktin se të gjitha njësitë vendore të grupit të parë, që përfaqësojnë rreth 2.3 milion banorë, kanë kryer pjesën dërrmuese të punës për përmbylljen e dy fazave të para të projektit, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni u tërhoqi vëmendjen njësive vendore më të vonuara në këtë proces për realizimin brenda afateve të parashikuara të detyrave të projektit kombëtar të sistemit të adresave. Deri më tani më shumë se gjysma e 85 bashkive dhe komunave të mëdha, që bëjnë pjesë në grupin e parë, kanë përfunduar punën për dy fazat e para të projektit për sistemin e adresave dhe e kanë certifikuar informacionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, ndaj njësive të tjera, edhe ato në përfundim të procesit për këto faza, iu caktua detyrë që të shfrytëzojnë mbledhjet e radhës të këshillave vendorë për të finalizuar këtë etapë të projektit. Poni bëri thirrje drejtuesve e përfaqësuesve të njësive vendorë t’i përgjigjen me angazhimin e duhur zbatimit të projektit për sistemin e adresave, pasi ai do të mundësojë krijimin e bazave lokale të adresave dhe nëpërmjet tyre një menaxhim më të mirë të territorit ku ushtron përgjegjësitë dhe detyrat e tij pushteti vendor.
20 Prill 2010