E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, kapen 25 kg kanabis, 4 te arrestuar

TIRANE- Një sasi prej 25 kilogram bimë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua mbrëmë në një operacion të Policisë së Tiranës, në vendin e quajtur Zall Herr, pranë Urës së Bovillës.

Operacioni i koduar “Tërreni i Vështirë” vuri ne pranga shtetasin Zeqir Karaj, 46 vjeç, Idajet Karaj, 20 vjeç, Meslim Karaj, 19 vjeç, lindur e banues në Mafsheq te rrethit të Krujës si dhe Kujtim Murati, 19 vjeç, lindur e banues në Kamëz, Tiranë.

Droga eshte gjetur e fshehur në automjetin tip Fuoristrad 'Nissan', me targa Kr.6415 A.

Sipas policisë, lënda narkotike vinte nga qyteti i Krujës dhe kishte destinacion shitjen e saj në Kamëz të Tiranë, ku anëtarët e së njëjtës familje, Zeqir, Idajet dhe Meslim Karaj, ia jepnin lëndën narkotike shtetasit Kujtim Murati në Kamëz. Të dyshuarit kanë tentuar që të shmangin forcat e policisë, duke përshkruar një rrugë të vështirë që kalonte rrëzë malit, përmes fshatrave Noe, Bruz, Curril deri në Urën e Bovillës, ku dhe jane kapur në flagrancë.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua bima narkotike, një peshore si dhe automjeti tip Fuoristrad 'Nissan'.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›