E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutoi dy shqiptarët për borxhe, pranga italianit Morandi



BOLONJA - Ekzekutoi dy shqiptarët me nga tre plumba në kokë, pasi i kishte tradhtuar në trafikun e drogës,por është vënë në pranga një 33-vjeçar italian i shpallur në kërkim prej disa kohësh. Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit tetor të vitit 2009, kur policia italiane kishte gjetur dy shqiptarët në një makinë të mbytur në kanalin “San Matteo”, në afërsi të Bolonjës. Fillimisht ishte menduar për nja aksident, por pas hetimeve është zbuluar se, ata ishin vrarë. Që nga ai moment karabinierët kishin nisur hetimet dhe vetëm ditën e djeshme kanë mundur që të gjejnë autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai është italiani Fabrizio Morandi, 33 vjeç. Dy viktimat e të arrestuarit ishin, Nikolla Ekonomi, 27 vjeç dhe Shkëlzen Allkja, 20 vjeç, të dy banues në Modena. I pari jetonte me familjen në rrugën ‘Emilia’ dhe tjetri në një apartament në rrugën ‘Paganini’”, bëhet e ditur nga media e shtetit fqinj. Dy të rinj ishin qëlluar për vdekje nga i arrestuari, i cili nuk i ka treguar shkaqet e vërteta të krimit. Por gjatë hetimeve policia italiane tha se, ka zbuluar se shkak i vrasjes ishin borxhet e shumta ku ishte futur Morandi dhe për tu marrë linjën e trafikut dy shqiptarëve kishte vendosur që ti vriste. Nga hetimet ka dalë se, dy viktimat ishin shpërndarës grosistë të kokainë. Ndërsa Morandi ishte pronari i një fabrike të vogël, por i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai kishte 200 mijë euro borxh dhe policia tha dje se vrasja ka ndodhur pikërisht për tu marrë paratë dhe drogën që ata kishin me vete, që të lante borxhet. Tani hetimet janë duke vazhduar për bashkëpunëtorët e Morandit, që i kishte qëlluar shqiptarët me një pistoletë 6.5 milimetërshe, që është gjetur në kanalin me ujë.

Gjendet trupi i fëmijës së mbytur në Tujan

TIRANË - Gjendet trupi i 8-vjeçarit të mbytur në Tujan. Pas më tepër se 24 orësh, zhytësit e RENEA-s kanë mundur të gjejnë trupin e vogëlushit Entel Vodopi, i zhdukur dy ditë më parë në ujërat e lumit Brar, në Tiranë. Zhytësit e RENEA-s, policë dhe banorë të zonës u përfshinë në kërkime për gjetjen e trupit të të miturit në ujërat e lumit të përfshira edhe nga rrjedha e fuqishme për shkak të reshjeve të dendura gjatë dy ditëve të fundit. Trupi i 8-vjeçarit u gjet pranë vendit ku ishte mbytur. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës kur fëmija 8 vjeç, Entel Vodopi po udhëtonte me dajën e tij me një tricikël kur nga tronditjet e mjetit është rrokullisur dhe ka rënë në lumë.

Vetëhidhet nga kati i 9, humb jetën 57-vjeçari

TIRANË - Një 57 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetë-hedhur nga kati i nëntë i një pallati në lagjen “Komuna e Parisit”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdite e djeshme, rreth orës 16:30. Viktima është Ilir Gjobrati 57 vjeç nga Tirana. Ngjarja e rëndë që ka tronditur kryeqytetin ka ndodhur në bllokun e pallateve të “Arabit”. Policia e Tiranës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur kështu hetimet për ngjarjen e rëndë. Blutë e Tiranës deklarojnë se viktima është identifikuar si Ilir Gjobrati, ndërsa shkaqet që e shtynë 57-vjeçarin të hidhej nga kati i nëntë mbeten ende mister. Sipas të dhënave të para, dyshohet se Gjobrati vuante nga depresioni.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i vdekur

ELBASAN - Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ndërsa makina me targa të Elbasanit, El 77 55 B ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Mësohet se drejtues i mjetit ishte shtetasi Orjon Myftari. Në makinën që ky i fundit drejtonte udhëtonin edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve ka humbur edhe jetën. Viktima është pasagjeri Ervis Kulla ndërsa dy të tjerët, Erjon Kulla dhe Shpëtim Meta kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

20 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›